Lajmet

macOS 10.15 Catalina i disponueshëm për shkarkim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Tetor 2019
0
Gjithashtu kompjuterët Mac tashmë kanë një çip sigurie T2 i cili nuk mund të fshihet apo të riaktivizohet pa fjalëkalimin e Apple ID. macOS 10.15 Catalina i disponueshëm për shkarkim

Po ndodh më vonë sesa zakonisht por versioni i fundi i Apple macOS është i disponueshëm ditën e sotme. Catalina mbërrin pak ditë pas debutimit të iOS 13 i cili pati disa probleme dhe pas disa përditësimesh u konsolidua.

Versioni i fundi i është mjaftueshëm stabil sa për tu instaluar. Catalina shënon fundin e iTunes me aplikacionin i cili tashmë është ndarë në Apple Music, Podcasts dhe Apple TV.

Çdo gjë që iTunes e ka bërë më parë do të jetë e shpërndarë nëpër këto aplikacione. Sinkronizimi i pajisjeve për iPhone dhe iPad është zhvendosur tek Finder. Debutimi i fundit gjithashtu ofron mbështetje për aplikacionet e iPad në macOS që Apple e quan Projekti Catalyst.

Duke folur për iPad, Catalina gjithashtu ofron një funksion sidecar i cili bën të mundur përdorimin e iPad si një ekran dytësor për Mac i lidhur wireless ose me kabëll.

Sidecar ofron mbështetje për Apple Pencil dhe falë tij mund të përdorni versionet Mac të Photoshop me një stylus.

Një shtesë tjetër është debutimi i Screen Time me opsione të avancuara të mbrojtjes së privatësisë. Aplikacionet tashmë duhet të marrin leje për të aksesuar desktop, dokumentet, iCloud dhe memorien e jashtme.

Gjithashtu kompjuterët Mac tashmë kanë një çip sigurie T2 i cili nuk mund të fshihet apo të riaktivizohet pa fjalëkalimin e Apple ID.

Shkarkimi i macOS 10.15 Catalina është falas për tu shkarkuar dhe mund të instalohet nga ky moment. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

Lajmet e fundit>