Harduer

macOS Big Sur nxjerrë jashtë funksioni disa modele MacBook Pro

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2020
Mbetet e paqartë ajo çfarë po e shkakton këtë problem dhe ata që ende skanë provuar të kalojnë në macOS Big Sur, ju themi të prisni edhe ca kohë. macOS Big Sur nxjerrë jashtë funksioni disa modele MacBook Pro

Një numër i madh përdoruesish të MacBook Pro 2013 ose 2014 të variantit 14-inç raportuan se përditësimi macOS Big Sur ka nxjerrë jashtë funksioni laptopët e tyre.

Problemi është raportuar në komunitetet e mbështetjes së Apple dhe rrjetin social Reddit duke sugjeruar se problemi është tejet i përhapur.

Përdoruesit thonë se gjatë përditësimin në macOS Big Sur, kompjuterët e tyre ngecin në një ekran bosh. Kombinime butonësh për restim, kalimi në safe mode apo rikuperimi përmes internetit nuk janë të aksesueshëm pas tentativës për të instaluar përditësimin.

Pjesa më e madhe atyre që janë ankuar janë përdorues të modeleve të 2013-ës dhe 2014-ës MacBook Pro. Në një përgjigje nga suporti i Apple, disa përdoruesve ju kërkohej ta dërgonin në një dyqan Apple për riparim e përgjigje të tjera thonë se problemi është përshkallëzuar në ekipin e inxhinierisë së Apple.

Mbetet e paqartë ajo çfarë po e shkakton këtë problem dhe ata që ende skanë provuar të kalojnë në macOS Big Sur, ju themi të prisni edhe ca kohë. Kujtojmë se versioni i ri i macOS debutoi vetëm 4 ditë më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple materializon ambiciet më të mëdha, një MacBook Air me procesor të Apple