Lajmet

Makina e famshme e kërkimit të torrentëve, Isohunt, drejt mbylljes

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Makina e famshme e kërkimit të torrentëve, Isohunt, drejt mbylljes

Makina e famshme e kërkimit BitTorrent, Isohunt është listuar për t’u ndalur përfundimisht.

Pas shumë vitesh ballafaqimi në beteja gjyqësore për akuzat për shkelje të të drejtave të autorit nga Asociacioni i Fotografive Lëvizëse i Amerikës (MPAA), Isohunt ka rënë dakord që të ndalet.

Sipas kushteve të zgjidhjes, publikuar gjatë të enjtes (PDF), themeluesi i Isohunt, Gary Fung ka shtatë ditë në dispozicion për të mbyllur faqen, e po ashtu edhe të mbyllë tri faqe të tjera të cilat të dërgojnë në Isohunt – Podtropolis, TorrentBox dhe Edtk-it.com. Funk po ashtu është pajtuar që të paguajë 110 milionë dollarë si dëmshpërblim.

“Është thënë ta shohë foshnjën time tek largohet. Por unë e kam gjetur luftën e mirë, unë kam mbaruar garën dhe unë kam mbetur besnik,” shkroi në një postim në blog Fung gjatë të enjtes. “10.5 vite të Isohunt kanë qenë një udhëtim i gjatë sipas çfarëdo përkufizimi të biznesit dhe përgjithmonë në kohën e nismave në internet.

Ka filluar si një hobi programimi në ditët e mia të universitetit dhe është bërë shumë, shumë më tepër. Ka qenë një përvojë mësimi përtej asaj që kam paramenduar.” Isohunt së pari erdhi nën presion nga MPAA në vitin 2006 kur asociacioni ngriti një padi për të drejtat e autorit kundër makinës kërkuese të BitTorrent-it.

Padia zgjati për vite teksa MPAA provoi të bindë një gjykatë federale që Isohunt ishte fajtor për shkeljet e të drejtave të autorit të kryera nga përdoruesit e vet. Kashta e fundit erdhi gjatë marsit kur Isohunt humbi padinë e vet kundër MPAA-së dhe një gjykatë vendosi që Fung ishte në dijeni për shkeljet e të drejtave të autorit që bëheshin në faqe.

LEXO EDHE:  Hubi i ri i Sony është lexuesi më i shpejtë në botë i kartave SD

Isohunt është njëra nga faqet më të popullarizuara të BitTorrent-it online; Fung thotë që ka 44.2 milionë pjesëmarrës dhe 13.7 milionë torrentë aktivë. Kryetari i MPAA-së dhe shefi ekzekutiv i saj, Chris Dodd ishte i kënaqur me përfundimin nga kjo marrëveshje.

“Marrëveshja e sotme është një hap madhor drejt realizimit të potencialit madhor të internetit si një platformë për komercializëm dhe inovacion të ligjshëm,” tha Dodd në një deklaratë (pdf).

“Kjo po ashtu dërgon një porosi të fuqishme që ata që ndërtojnë biznese për t’i përkrahur, ndihmuar dhe për t’iu dhënë mundësi të tjerëve për të kryer shkelje të të drejtave të autorit janë vetë shkelës dhe do të mbeten përgjegjës për veprimet e tyre të jashtëligjshme.” (PCWorld Albanian)

Legal

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>