Harduer

Makina e re elektrike e Volvo ka 884 kuaj fuqi, debuton në 2024

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2022
Polestar 5 ka dy motorë elektrikë ku i pasmi përdor një arkitekturë prej 800-volt. Së bashku dy motorët prodhojnë 884 kuaj fuqi. Makina e re elektrike e Volvo ka 884 kuaj fuqi, debuton në 2024

Polestar 5 do të ketë shfaqjen e parë publike në Festivalin Goodwood të Shpejtësisë në Sussex në Angli. Një prototip i makinës së ardhshme elektrike me katër dyer do të sillet dy herë në ditë gjatë eventit që fillon nga dita e sotme deri më 26 Korrik.

Motori i makinës elektrike është ende në zhvillim në Suedi ku kompani mëmë Volvo e Polestar është e vendosur.

Polestar 5 ka dy motorë elektrikë ku i pasmi përdor një arkitekturë prej 800-volt. Së bashku dy motorët prodhojnë 884 kuaj fuqi.

Makina është versioni prodhues i konceptit të makinës elektrike Precept që u prezantua për herë të parë në 2020-ën. Kur kompania e zbuloi për herë të parë, tha se makina elektrike do të prodhohej në një fabrikë në Kinë që ishte neutrale ndaj karbonit.

Kompania vendosur të prezantojë Polestar 5 në 2024 pas lançimit të Polestar 3 dhe 4. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prezantimi i Erudera, një platformë globale kërkimi për arsimin e lartë e ndërtuar mbi inteligjencën artificiale