Lajmet

Makina fluturuese krijuar nga novatori Sllovak Stefan Klein po revolucionarizon transportin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Tetor 2019
0
Prej mese 20 vitesh Stefan Klein ka punuar në këtë makinë fluturuese me ndihmën e investitorit engjëll Juraj Vaculik i cili financoi krijimin e saj në 2010. Makina fluturuese krijuar nga novatori Sllovak Stefan Klein po revolucionarizon transportin

Nëse jeni prej atyre që pyesni ku është makina ime fluturuese, një kompani Sllovake mund të ketë përgjigjen që keni kërkuar. Quhet Aeromobil dhe është një krijim i dizajnerit të mjeteve të transportit dhe admiruesit të fluturimeve Stefan Klein.

Prej mese 20 vitesh ai ka punuar në këtë makinë fluturuese me ndihmën e investitorit engjëll Juraj Vaculik i cili financoi krijimin e saj në 2010. Tashmë makina është në versionin 4.0 i cili pritet të debutojë komercialisht në 2020-ën.

Kompania e tij ka planifikuar linçimin e Aeromobil 5.0 në 2025. Krijuar në Bratislavë, mjeti me hapësirë për dy pasagjerë është gjashtë metër i gjatë dhe 1.6 metër i gjerë dhe ka një çift krahësh që hapen dhe mbyllen duke e lejuar përdorimin e tij edhe si makinë konvencionale.

Kur hapen, shtrirja e krahëve është 8.2 metër. Fuqizohet nga një motor me djegie të brendshme dhe ecën me mbi 160km/h në tokë dhe deri në 360km/h në ajër.

Ai mund të ngrejë në fluturim peshë prej 960 kilogram falë motorit me katër cilindra 2.0 turbo i cili prodhon 110 kuaj fuqi në tokë dhe 300 kuaj fuqi në ajër.

Aeromobil mund të fluturojë prej 750 km me një rezervuar. Projekti nisi në 1990 kur Klein testoi prototipin e parë, versionin 1.0 dhe pesë vite më pas versionin 2.0. Në 2010-ën erdhën prototipi i parë funksional dhe mjeti ka kaluar nëpër testime intensive për të ta certifikuar për prodhim.

Stefan Klein do të jetë një prej folësve të Akademisë Kreative që do të mbahet në datat 23-24 Tetor në Tiranë ku do të flasë rreth kompanisë së tij, Aeromobil dhe peripecive dhe sfidave me të cilat u përball teksa po përpiqej ta shndërronte në një realitet të prekshëm makinën fluturuese. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për herë të parë që prej 2012 iPhone përfaqëson vetëm gjysmën e biznesit të Apple

Lajmet e fundit>