Lajmet

Makinat BMW të pas 2020-ës do të shiten me Android

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Dhjetor 2019
0
Dhe do të jetë Android Auto që lidhet me smartfonin e përdoruesve përmes teknologjisë wireless dhe jo me kabllo. Makinat BMW të pas 2020-ës do të shiten me Android

BMW më në fund ka vendosur të integrojë Android Auto në makinat e saj duke filluar nga Korriku i 2020 bëri të ditur prodhuesi i makinave.

Dhe do të jetë Android Auto që lidhet me smartfonin e përdoruesve përmes teknologjisë wireless dhe jo me kabllo.

Android Auto do të shfaqet në makinat BMW të pajisur me sistemin iDrive 7.0 ose më shumë që do të thotë se seritë e 2019/2020 3, 5, 7, 8 si dhe X3, X5 dhe X7 do të kenë sistemin operativ në fjalë.

Duke qenë se është versioni wireless i Android Auto, përdoruesit mund ta aksesojnë vetëm me një telefon Pixel, Nexus ose Samsung. BMW është një prej prodhuesve më të mëdhenj që ende nuk ka hipur në vagonin e Android Auto pasi Toyota e bëri në fillim të vitit.

Prej vitesh BMW ka ofruar vetëm Apple Car Play. Sipas BMW arsyeja që Android Auto ka vonuar kaq shumë është se shumica e blerësve të kësaj marka përdorin iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Amazon thotë se ka përballur sulmin DDoS më të fuqishëm në histori