Harduer

Makinat që ngasin veten mund të shpëtojnë më tepër se 21 700 jetë dhe 450 miliardë $ në një vit

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
Makinat që ngasin veten mund të shpëtojnë më tepër se 21 700 jetë dhe 450 miliardë $ në një vit

A e dini se 90% e aksidenteve automobilistike ndodhin për shkak të shoferëve? Është kjo arsyeja pse mendohet dhe parashikohet se makinat automatike, të cilat janë në gjendje të ngasin veten, do të reduktojnë ndjeshëm numrin e dëmtimeve, humbjeve të jetëve dhe kostove të tjera, sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Eno Center.

Alkooli, droga, mungesa e përvojës, shpejtësia e lartë, rrugët e lagura dhe me akull janë të gjitha elemente që ndikojnë në ndodhjen e aksidenteve.

Nëse makinat do të kontrolloheshin nga kompjuterët, këta të fundit do të kishin sensorë për të njohur më parë kushtet e rrugës dhe mjedisit se ku po ecet, duke ndihmuar në reduktimin e numrit të aksidenteve, shkruhej në rezultatet e studimit.

Le të marrim një shembull konkret. Nëse vetëm 10% e makinave në SHBA do të ngisnin veten, numri i aksidenteve në vit do të ulej me 211 000.

Do të shpëtoheshin 1100 jetë njerëzish dhe do të uleshin kostot ekonomike me 22.7 miliardë $, shpjegon studimi. Nëse 90% e makinave në SHBA do të ngisnin veten, atëherë do të arrihej të evitoheshin 4.2 milionë aksidente, do të shpëtoheshin 21 700 jetë njerëzish dhe kostot e aksidenteve do të uleshin me 450 miliardë $.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurimit të Trafikut në Autostrada në SHBA, 40% e përplasjeve fatale vijnë si rezultat i konsumimit të alkoolit apo drogës, shpërqendrimit të shoferit apo lodhjes.

Duke qenë se kompjuteri nuk bën asnjë nga të mësipërmet, përdorimi i tyre në makina do të ulte në mënyrë drastike aksidentet. Shumë kompani kanë filluar eksperimentimin me këto lloj makinash. Për shembull, Google ka në plan të hedhë në treg një të tillë në vitin 2020. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kjo nuk është një modele prej të vërteti por një krijim kompjuterik

google-self-driving-car-5-970x0

Lajmet e fundit>