Biznes

Makineritë do të bëjnë gjysmën e punëve në 2025

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Tetor 2020
0
Revolucioni i robotëve do të krijojë 97 milionë punë të reja dhe të shkatërrojë po të njëjtin numër vendesh të punës duke lënë ca komunitete në rrezik. Makineritë do të bëjnë gjysmën e punëve në 2025

Gjysma e punës në mbarë botë do të kryhet nga makineritë deri më 2025-ën sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Revolucioni i robotëve do të krijojë 97 milionë punë të reja dhe të shkatërrojë po të njëjtin numër vendesh të punës duke lënë ca komunitete në rrezik.

Punët rutinë dhe manuale në administrim dhe përpunim ishin më të rrezikuarat nga automatizimi sipas WEF.

Studimi i Forumit u shtri në 300 kompanitë më të mëdha në botë të cilët punojnë afro 8 milionë njerëz. Punët e reja do të vinë kryesisht në ekonominë jeshile, big data dhe kujdesin shëndetësor.

Mëse 50% e punonjësve të anketuar thanë se ato presin që automatizimi të përhapet shumë shpejtë në disa role në kompanitë e tyre dhe 43% besonin se do të kishte largime nga puna për shkak të teknologjisë.

Pandemia ka përshpejtuar adoptimin e teknologjive të reja ndërsa firmat janë vënë pas reduktimi të kostove dhe mënyrave të reja të të punuarit.

Aktualisht 1/3 e punëve kryhen nga makineritë dhe pjesa tjetër nga njerëzit. Në 2025-ën kjo balancë do të ndryshojë përgjithnjë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple mbyll dy shërbime që mund të keni harruar se ekzistojnë