Biznes

Malta udhëheq Evropën në rregullimin e kriptomonedhave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shkurt 2019
0
Vlera e tregut e kriptomonedhave ra në 110 miliardë dollarë në fund të Janarit nga 830 miliardë dollarë një vit më parë. Malta udhëheq Evropën në rregullimin e kriptomonedhave

Ndërsa Komisioni Evropian ende po mendohet nëse Bashkimi Evropian ka nevojë për rregullimin e kriptoaseteve dhe tregtimit të tyre, Malta ka vendosur të ecë vetë përpara në këtë drejtim.

Rreziku i investimit në këtë industri u bë i qartë vitin e kaluar kur Bitcoin, kriptomonedha më e suksesshme, humbi ¾ e vlerës nga 20,000 dollarë në Dhjetor të 2017-ës.

Vlera e tregut e kriptomonedhave ra në 110 miliardë dollarë në fund të Janarit nga 830 miliardë dollarë një vit më parë.

Këto zhvillime ndodhën në një vakum ligjor mendojnë autoritet rregullatore. Muajin e kaluar autoritetet rregullatore kërkuan që të parandalohet pastrimi i parave dhe të mbrohen investitorët në këtë sektor.

Por deri më sot Komisioni nuk ka ndërmarrë asnjë veprim me frikën se mund të dëmtojë industrinë në hapat e saj të para.

Duhet të sigurohemi se rregullat tona që aplikohen në sektorin financiar nuk do të pezullojnë inovacionin” shprehej komisioneri i shërbimeve financiare Valdis Dombrovskis.

Malta është vendi që ka marrë veprimet më drastike duke krijuar një trup rregullator me synimin për tu bërë qendra kriptografike e Evropës.

Autoriteti rregullator financiar të Maltës tha se “janë në hapat e para të krijimit të një baze ligjore që adreson të gjitha rreziqet që nga konsumatorët, tek integriteti i tregut, luftimi i krimit financiar dhe siguria kibernetike.”

Vendet e vogla si Luksemburgu dhe vendet Baltike kanë qenë anëtarët e tjerë të Unionit që kanë qenë aktivë në këtë sektor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Spitali i Mitrovicës dhe “Ariani Company” i shtojnë VALA-s 650 konsumatorë të rinj

Lajmet e fundit>