Lajmet

Malueri në Android infekton 500,000 përdorues

Publikuar , 21 Gusht 2012
0
Malueri në Android infekton 500,000 përdorues

Një maluer i ri, i quajtur SMSZombie, ka infektuar më tepër se 500,000 përdorues kinezë të sistemit operativ Android.

Malueri vjedh para përmes mesazheve, në mënyrë që të plotësohen llogaritë e lojërave online të hakerave.

Mbi 500,000 përdorues të Android-it kanë shkarkuar aksidentalisht një maluer të quajtur SMSZombie, që është gati i pamundur për t’u çinstaluar.

Ai vjedh para nga përdoruesit përmes mesazheve mashtruese.

SMSZombie, që infektoi përdoruesit përmes tregut të aplikacioneve të palës së tretë Chinese GFan, fshihej brenda një serie të aplikacioneve të sfondeve.

Hulumtuesit në ndërmarrjen e sigurisë TrustGo, të cilët kanë hetuar maluerin, gjetën se ky aplikacion ka vjedhur sasi të mëdha parash nga viktimat, duke plotësuar në këtë mënyrë llogaritë e lojërave online të hakerave.

Paratë ishin vjedhur nga përdoruesit përmes shërbimit të pagesës me SMS të China Mobile, vegël kjo që nuk ekziston në një shkallë të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Fast Company ka raportuar më parë për maluerin e Androidit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Youtube ka fshirë 58 milion video gjatë tre mujorit të tretë të vitit

Lajmet e fundit>