Siguri

Malware në aplikacione legjitime të Android!

Publikuar , 01 Mars 2011
0
Malware në aplikacione legjitime të Android!

Sipas Symantec versione të dëmshme të aplikacioneve legjitime si Steamy Window po janë të vështira për tu dalluar përveç në rastin e tendencës së tyre për të kërkuar më shumë sesa që bëjnë zakonisht, por në momentin që ato instalohen atëherë pajisja përfiton një malware që quhet Android.pjapps.

Edhe vënia në funksion e aplikacionit nuk vë në funksion flamurin e kuq drejt përdoruesit pasi që ai sillet si legjitim. Por prapa skenave, këta trojan janë zakonisht duke tentuar që të ndërtojnë një botnet që mund të marr kontrollin mbi pajisjen duke instaluar aplikacione, duke shtuar bookmark, duke dërguar spam, dhe duke dërguar mesazhe tekstuale, drejt numrave me vlerësim Premium.

Symanetc thekson se asnjë prej domenëve të identifikuar në trafikun mes botit dhe serverëve të tij C&C nuk është ende aktiv. Por kompania beson se caku prapa këtij sulmi me malware është që të dërgohen reklama dhe mesazhe me tekst drejt numrave me vlerësim Premium, duke rezultuar me kosto tmerrshme për përdoruesin.

Gjersa Android ka vazhduar të rrit popullaritetin e saj ajo është bërë një cak shumë atraktiv për cyber-kriminelët. Në gusht të vitit të kaluar, një copë tjetër e malware e quajtur Trojan-SMS.AndroidOS.FakePlayer.a, besohej të kishte qenë SMS Trojani i parë i vendosur në pajisje me Android dhe ai ishte dizajnuar për të dërguar SMS drejt numrave Premium. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  YouTube rregulla të ashpra kundër "shakave" të rrezikshme

Lajmet e fundit>