Siguri

Malware pritet të thyej rekorde gjatë këtij viti

Publikuar , 26 Korrik 2009
0
Malware pritet të thyej rekorde gjatë këtij viti

McAfee ka theksuar se më shumë se dyfishi i 500.000 pjesëve unike të malware janë identifikuar në periudhën e njejtë gjatë vitit 2008.

Në total, firma e sigurisë ka identifikuar 1.5 milion tipe të malware gjatë vitit 2008, dhe pret që figurat e vitit 2009 të tejkalojnë këto shifra. ”Në gjysmën e parë të vitit 2009, ne kemi shikuar pothuajse tri herë më shumë malware unik të zbuluar në periudhën e njëjtë në vitin 2008” tha Dave Marcus, drejtor i hulumtimeve të sigurisë dhe i komunikimeve pranë McAfee.

”Rritja e jashtëzakonshme është një sinjal i kohërave të frikshme për përdorues, pasi që malware po infiltron më shumë e më shumë platforma të cilave u besojmë”. McAfee gjithashtu shpalosi se përreth 40% e Trojanëve që vjedhin fjalëkalime mund të gjenden në ueb faqe të lidhura me luajtje dhe ambiente virtuale, gjersa 80% e e-mailit bankar të pranuar nga përdoruesit e uebit janë mashtrime vjedhjeje.

McAfee gjithashtu ka theksuar se mesatarja e humbjeve të përdoruesve nga këto mashtrime është, 520 funte.

LEXO EDHE:  Teknologjia e njohjes së fytyrës në Android do bëhet po aq e avancuar sa Face ID

Lajmet e fundit>