Lajmet

Malwarebytes për Android largon rreziqet dhe mbron privatësinë tuaj

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Malwarebytes për Android largon rreziqet dhe mbron privatësinë tuaj

Android: Malwarebytes Anti-Malware është një mjet i shkëlqyer për largim të trojanëve dhe sulmeve të tjera keqdashëse nga kompjuteri juaj me Windows, por tani ka bërë kalimin edhe në Android.

Ofron ende mbrojtje nga sulmet e fuqishme keqdashëse, por ai shkon më tej se kaq për të mbrojtur privatësinë tuaj nga aplikacionet të cilat arrijnë mjaft thellë tek lejimet në pajisjet tuaj, apo tek ndonjë dobësi.

Si gjithmonë, Malwarebytes është falas dhe derisa e skanon për ndonjë sulm të njohur në Android e largon atë (dhe madje mundëson që të bëni planifikimin e skanimeve proaktive dhe të rregullta), ai bën më tepër se kaq.

Aplikacioni do të skanojë edhe aplikacionet tuaja ekzistuese nga kodi keqdashës dhe paketon një menaxher të privatësisë që mbështetet në llojet e lejeve që një aplikacion për Android mund të kërkojë dhe më pas shfaq aplikacionet që kanë qasje tek ato të dhëna.

A dëshironi të dini se sa aplikacione kanë qasje tek kalendari juaj, ose sa mund të shkojnë tek porositë tuaja tekstuale? Menaxheri i privatësisë mund të ju tregojë.

Malwarebytes për Android paketon po ashtu një mjet për auditim të sigurisë që e bën një vëzhgim nga maja gjerë në pëllëmbë për të shikuar nëse jeni duke bërë çdo gjë të nevojshme për të qenë të sigurt.

Ai do të shikojë nëse keni të lëshuar veçorinë Find My Phone të Google, qoftë nëse keni ndonjë veçori të sigurisë të ndalur në pajisjen tuaj (si instalimi nga burime të panjohura ose është lëshuar mostra për zhvillim (development mode)), e kështu me radhë.

Natyrisht, shumë nga këto veçori të sigurisë ndalojnë ngarkimin anësor ose përdorimin e aplikacioneve të cilat mund t’i pëlqeni, por të paktën do të mund të keni një pamje të plotë të sigurisë në pajisjen tuaj. Klikoni lidhjen këtu për ta marrë MalwareBytes nga Google Play. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  LG shtyn debutimin e telefonit 5G

Malwarbytes

Lajmet e fundit>