Harduer

Mamiya prezanton aparatin e ri 33 megapikselësh

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
Mamiya prezanton aparatin e ri 33 megapikselësh

Aparati i ri Mamiya RZ33 tenton që përmes sensorit të kapacitetit të jashtëzakonshëm të arrijë të bëjë për vete fotografët profesional.

Ajo është e pajisur me një trup kompakt digjital dhe ka një sesnor 48 x 36 mm 33 megapikselësh CCD, ISO ndjeshmëri prej 50 deri në 800, 1.1 frames per second në fotografim burst, 16-bit RAW files dhe një ekran të ndjeshëm në prekje, që ka një ndërfaqe të lehtë për përdorim.

Mamiya thekson se i riu RZ33 është i përshtatshëm me thjerrëzat e modelit të mëhershëm Mamiya RZ dhe është tërësiht i përshtatshëm me të gjitha sistemet e thjerrave Mamiya RZ, dhe me shumicën e elementeve shtesë.

Mamiya RZ3 do të paraqitet në treg gjatë këtij muaji dhe do të ketë një çmim prej 17.990 dollarë.

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

Lajmet e fundit>