Lajmet

Mançester United goditet nga një sulm kibernetik i sofistikuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Nëntor 2020
0
Sipas drejtuesve, protokollet dhe procedurat që janë vënë në funksion kanë minimzuar shanset e një dëmi ndaj të dhënave të përdoruesve. Mançester United goditet nga një sulm kibernetik i sofistikuar

Mançester United është goditur nga një sulm kibernetik i sofistikuar. Klubi tha se janë të sigurtë se nuk ka pasur një kompromentim të të dhënave të përdoruesve.

Kanalet e klubit, uebsajti dhe aplikacioni zyrtar nuk janë prekur nga sulmi. Sipas drejtuesve, protokollet dhe procedurat që janë vënë në funksion kanë minimzuar shanset e një dëmi ndaj të dhënave të përdoruesve.

“Mburoja tona të sigurisë kibernetike identifikuan sulmin dhe menjëherë fikën sistemet për të parandaluar dëmtimin apo vjedhjen e të dhënave,” tha klubi në një komunikatë zyrtare.

Man United tha gjithashtu se të gjitha sistemet e nevojshme për ndeshjen janë në funksion dhe të sigurta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  TikTok fshin 49 milionë video

Tags >

siguri