Lajmet

Manipulimet me votat, Reddit bllokon faqen e lojërave IGN

Publikuar , 11 Shtator 2012
0
Manipulimet me votat, Reddit bllokon faqen e lojërave IGN

Fushata e gjatë kundër spamit e Redditit gjatë fundjavës kapi një tjetër viktimë.

Lidhjet nga faqja dhe publikuesi digjital me ndikim IGN tashmë janë bllokuar përkohësisht nga faqja shoqërore me lajme për atë që e quan “mashtrim me vota” – duke e përdorur një grup të llogarive të pavërteta për të votuar për lidhjet dhe kështu në mënyrë artificiale të fryjë famën e vet.

IGN është faqja më e madhe që ka marrë bllokimin që nga The Atlantic, Businessweek dhe faqe të tjera ishin bllokuar gjatë muajit qershor (Reddit më pas ka lejuar rikthimin e tyre).

Është kjo një tjetër shenjë që çdokush që dëshiron të fitojë trafik nga Reddit – që kishte 42 milionë vizitorë unikë gjatë muajit të kaluar – duhet t’i zbatojë rregullat, ose të ballafaqohet nga bllokimin e biznesit të vet nga kjo faqe.

Në Reddit, përmbajtja qëndron ose shuhet varësisht nga votat dhe një numër i madh i votuesve të hershëm kishin një ndikim të madh në një sukses përfundimtar të postimit.

Demokratizimi i përmbajtjes është në qendër të asaj që e bën të veçantë faqen Reddit, kështu që faqja e ka një pozicion të ashpër ndaj manipulimeve me vota. Më parë, Reddit përjashtoi përdorues individualë.

Por duke filluar nga qershori i këtij viti filloi bllokimi i tërë domeinëve që i përkisnin shkelësve të vazhdueshëm.

Duke komentuar në Reddit dhe Twitter, përfaqësuesit e IGN-it thanë që faqja e lojërave kurrë nuk kishte përdorur robotë për të votuar – një grup të llogarive të rreme të kontrolluara nga një program i vetëm i jashtëm për të votuar për disa postime të caktuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas katër vitesh Google shpjegon origjinën e lojës Chrome Dino

Lajmet e fundit>