Aksionet e Tesla rifituan terren pasi një fillim jave të vështirë duke bërë që pasuria e themeluesit dhe CEO Elon Musk të bjerë me 16.3 miliardë dollarë.
Aksionet e Tesla ditën e Mërkure u rritën me 11% pasi humbën 1/5 e vlerës në fillim të javës.
Apple, Salesforce, Facebook, Amazon dhe Microsoft gjithashtu shënuan rritje. Përpara se aksionet e Tesla të shënonin rënie, pasuria e Elon Musk ishte 82.2 miliardë dollarë duke u rënditur personi i 6-të në botë më i pasur pas Bernard Arnault dhe Warren Buffet.
Aktualisht vetëm Jeff Bezos i Amazon, Bill Gates i Microsoft dhe Mark Zuckerberg i Facebook kanë pasuri që i kalon 100 miliardë dollarët. Të tre miliarderët kanë parë pasurinë e tyre të shumëfishohet gjatë pandemisë së Covid-19 ndërsa secili humbi gjatë kësaj jave.
Gates humbi 2.05 miliardë dollarë, Mark Zuckerberg 4.26 miliardë dollarë dhe Jeff Bezos 7.94 miliardë dollarë. Ishte Elon Musk dhe Tesla e tij që morën goditjen më të rëndë.
Aktualisht prodhuesi i makinave vlerësohet me 308 miliardë dollarë nga 420 miliardë dollarë që ishte në fillim të muajit. /PCWorld Albanian