Intervista

Marcel Gashi: Ju nuk duhet të jeni shpikës, thjeshtë entuziastë!

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Marcel Gashi: Ju nuk duhet të jeni shpikës, thjeshtë entuziastë!

PCWorld Albanian pati rastin që të bëjë një intervistë ekskluzive me Marcel Gashin, 18 vejçarin shqiptar që krijoi Timmp.com, i cili po mahnit botën me idetë e tija qysh në mosh të re. Madje medie si Bloomberg e vlerësuan projektin e tij si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka çfarë t’iu ofrojë përdoruesve. 

Ai në moshën 14 vjeçare filloi të mirret me biznes the themeloi një kompani të quajtur Solution Media. Një vit më vonë ai fitoi një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte në një audiencë prej 270.000 dëgjusish. Ai është autori i një libri të titulluar “Dream Less Win More” (Ëndërro pak fito shumë”), përmes të cilit kërkoi të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike. Kurse sot Marcel është koka udhëheqëse prapa Timmp.com një motor kërkues, që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.
 
PCWA: Si ndodhi që në moshën 14 vjeçare të fillonit me biznes?

Marcel: Unë fillova me biznes në moshën 14 vjeçare dhe me një kompani të quajtur Solution Media. Solution Media u fokusua në avantazhet e mediave të reja në ofrimin e zgjidhjeve për ueb faqe tek shitësit me pakicë, të cilët dëshironin një prezencë online. Unë punësova student që studionin Ueb Dizajn dhe fillova të printoj broshura të cilat shpërndaheshin tek dyqanet me pakicë. Pas kësaj kur një dyqan tregtar me pakicë do të na kontaktonte dhe do të toshte se ata dëshirojnë një prezencë online, unë përcjellja përshkrimin tek studentët e Universitetit dhe ata zhvillonin ueb faqen. Unë më pas ua shisja dyqaneve me pakic dhe studentët në anën tjetër zgjeronin përvojën e tyre dhe pranonin referenca të plota.

Në njëfar forme mund të themi se ishte një borker biznes me ueb faqe. Mesatarisht arrija të krijoja rreth 7/8 ueb faqe në javë me kosto prej 250.00 funte. Dhe është një fakt interesant se unë asnjëherë nuk jam takuar me askë që kam bërë marrëveshje; çdo gjë është arritur përmes teknologjive komunikuese dhe duke pasur parasysh se isha 14 vjeç, jo shumë individë apo biznese do të merrnin seriozisht. Qysh prej asaj kohe unë kam qenë themelues i një departamenti online të një dyqani, një autor dhe një drejtor i një kompanie në të cilën kemi siguruar investime të ndërmarrjeve kapitaliste gjë që ndihmon studentët që dëshirojnë të ndjekin edukim të mëtutjeshëm.

PCWA: Ju jeni autor i një libri të titulluar “Dream Less Win More” (Ëndërro pak fito shumë). Çfarë thonë lexuesit dhe kritikët për të?

Marcel: Dream Less Win More ishte një projekt i mirë për mua. Tani libri është duke synuar grupmoshat prej 11 deri në 16 vjeç dhe është një përgjithësim i teorive sipërmarrëse dhe çka duhet të bëni për tu bërë një sipërmarrës. Ka disa që thonë është mjaft i ngjashëm me librat shkollor. Megjithatë kritikët negativ kanë opinionin e tyre dhe shumë janë dy apo tre herë më të rritur sesa moshat tek të cilat ka synimin libri, por e tëra për shkak të respektit ndaj tyre. Nëse shikojmë në disa pjesë të përmbajtjes së librit, në çdo 3 faqe ne kemi fjalime inspiruese nga individë të mirënjohur të biznesit, ku fokusohemi në inspirim me artikuj në “Çka po ju ndalë: Prova dhe Përmirësimi, dhe libri ka edhe një faqe të kontakteve ku individëd mund të kenë këshilluesin e tyre pa pagesë për biznes i cili mund t’iu ndihmojë atyre që të lansojnë një biznes dhe lexuesit do të përfitojnë nga organizatat që janë vendosur në libër ku individët mund të përfitojnë fonde për biznes idenë e tyre.

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Me mbi 10.000 kopje të shitura në shkolla përeth Britanisë, deri më tani jam vërtetë i lumtur. Unë kam larguar librin nga tregu dhe ne jemi diskutuar për një marrëveshje botimi që do të sjellë një botim të një libri të ngjashëm që do të ndihmojë në inspirimin e individëve të rinj që të fillojnë në biznes, dhe gjithashtu libri do të jetë i përkthyer në 12 gjuhë dhe do të vendoset për një debutim anembanë botëror.

PCWA: Të kalojmë tani pak tek ideja rreth krijimit të Timmp.com. Çfarë pate në mendje? Të fitosh të holla apo të krijosh diçka më të mirë se Google apo motor tjerë kërkues?


Marcel:
Timpp nuk ka të bëjë për të krijuar diçka më të madhe dhe më të mirë sesa Google. Nëse do të arrinim diçka të tillë ne do të ishim shumë të lumtur me të, megjithatë ideja prapa Timmp nuk kishte të bëjë me të holla por kishte të bënte me bamirësi.

Titujt e medieve që thonë se ne jemi në garë me Google ishin thjeshtë të pakuptimta dhe nuk kishte të bënte me qëllimin tonë, dhe kjo në fakt është qesharake. Mediat thjeshtë u bazuan në idenë e moshës dhe se do të pranonin më shumë lexues. Kjo realisht tregon se një kompani në fazat e saja të hershme është duke pranuar marëdhine të mira me publikun por disa nuk ishin të vlerësuara si duhet dhe si të tilla ishin çorientuese.

PCWA:  A mendon se motori juaj kërkues mund të konkurrojë me Google, Bing apo motor kërkues tjerë të ngjashëm?
 
Marcel: Pasi çdo gjë është e re, varet nga mënyra sesi publiku e pranon. Pa asnjë lloj marketingu çfarëdo qoftë ai, individë që dëgjuan për ne po na kontaktonin në zyre dhe po na dërgonin dhe vazhdojnë të na dërgojnë kartolina dhe letra, dhe ne pranojmë diku rreth 500 e-mail në ditje. Shumë janë të lumtur me atë që kemi arritur.

Për sa i përket pyetjes, unë besoj se ne kemi një mundësi në terme të konkurrencës, ndoshta jo të arrijm në një pjesëmarrje aq të lart në treg siç është rasti me ata të përmendurit por unë besojë se ne mund të fitojmë dhe marrim për qindje të tregut nga motorët kryesor kërkues.

PCWA: Çka po ndodh me Timmp.com? Ka fjalë se Timmp është mbyllur dhe se investitorët janë larguar? Faqja momentalisht nuk po mund të qaset, a ka të bëjë diçka me këtë apo për shkak se jeni duke punuar në të?

Marcel: Timmp është duke u futur përmes ndryshimeve drastike nga algoritmet e deri tek kompresionet e indeksit dhe crawlers. Gjithashtu është duke u punuar edhe në serverët tanë që janë të vendosur në 40 lokacione.

LEXO EDHE:  Meridian Miftari: Intervistë me Cyber Security e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Investitorët e Timmp nuk janë larguar. Në fakt Timmp është duke u kërkuar edhe nga më shumë investitorë dhe një organizatë e madhe nga Dubai është mjaft e interesuar të punojë me ne, por ne kemi të nënshkruar një marrëveshje NDA (Non-disclosure agreement) kështu që nuk mund të shpalosim shumë detaje.

Timmp maps gjithashtu është rrugës, dhe përveç kësaj Timmp është duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme ku dy prej katër marrëveshjeve janë me kompani NASDAQ në SHBA dhe si rrjedhojë e kësaj ne jemi duke u fokusuar në teknologji të cilën ne kemi zhvilluar dhe që nuk ka qenë në PR për shkak të faktit se ne jemi duke pritur për një patentë dhe dersia të lansojmë Timmp-in e ri nuk mund të themi shumë.

Megjithatë kjo do të jetë vërtetë një shërbim i vlerës së shtuar të cilin ne do të ofrojmë. Timmp është duke punuar në SHBA për të zhvilluar laptop që do t’i lejojnë përdoruesit të shfletojnë internetin me sim kartelën e tyre. E ka shumë e shumë çka tjetër…

PCWA: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
 
Marcel: Planet e mija për të ardhmen kanë të bëjnë me hapjen e fondacioneve të ndryshme në Evropën Lindore dhe në Afrikë për të ndihmuar me nevojat e përditshme, por kryesisht në fokusimin për mirëqenien e fëmijëve.

Të mos harrojmë se ne jemi ku jemi për shkak të prindërve tanë ose për shkak se një i dashur apo dikush tjetër na ka treguar ne rrugën e duhur. Synimi im është të ndjeki një ëndërr ku fëmijët mund të shkojnë në shkollë dhe të dalin me një certifikatë diplome. Synimi im është të ofrojë një ditë ushqim për shumicën e njerëzve të pambrojtur nëpër botë. Jam një besimtar i fuqishëm në Zotin dhe ne të gjithë duhet të bëjmë mirë.

Shqipëria ka kushtet e përsosura për të qenë fuqi financiare e Evropës Lindore por ka aq shumë njerëz dembel atje sa që si rezultat i kësaj norma e punës jashtë shtetit qëndron më e mirë dhe natyrisht rezultati është një Shqipëri e pazhvilluar.

Individët duhet të kuptojnë se gjërat po ndryshojnë dhe se Shqipëria së shpejti do të bëhet një pjesë e rëndësishme e industrisë financiare në Ballkan. Megjithatë individë në Shqipëri, në veçanti tinejxherët duhet të kuptojnë se ka shumë opsione të mundshme. Shqipëria ka vende pune, ka perspektivë, por individët janë ata që i krijojnë ato për veten e tyre. Kështu që mund të them se edhe një plan tjetër i ardhshëm i imi është që të përcjell këtë mesazh gjithandej. T{ hap qendra këshilluese në Shqipëri për fillestar në biznese dhe ka gjasa që të ftoj një grup investitorësh në Shqipëri dhe të shpalosi skemën e granteve.

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

PCWA: Çfarë do t’u sugjerojë Shqiptarëve që dëshirojnë të përcjellin hapat tuaj dhe të bëhen një biznesmen i sukseshëm sikurse ju?

Marcel: E thash edhe më lartë, por do të shtoja se mendimi për karreierën tuaj në një moshë shumë të re është një kusht shumë i rëndësishëm. Është lehtë të thuash se perspektiva ime është jashtë shtetit por kështu nuk duhet të jetë. Merrni shënime, lexoni libra, inspirohuni nga njerëz tjerë dhe mos lejoni që këto gjëra të jenë një gjë negative… Nëse jeni duke lexuar këtë ju nuk duhet të thoni të lumtë Marcel, ju do të duhej të thoni ai ka arritur shumë, pse nuk mund ta bëjë edhe unë të njëjtën gjë.

Dilni atje, fokusohuni në tregje që sapo janë futur në BE dhe që kanë qenë në të njëjtën pozitë sikurse Shqipëria, çfarë biznese të reja po bëhen të sukseshme në ato rajone, bëni hulumtime të tregut, shikoni mos po gjeni ndonjë zbrastirë në treg dhe përcillni trendin e krijimit të asaj që është krijuar. Ju nuk duhet të jeni një shpikës, thjeshtë entuziastë.

PCWA: A do të konsideronit kthimin në vendin tuaj dhe krijimin e biznesit tuaj atje?

Marcel: Vërtetë e shoh këtë si një mundësi reale në një ditë të së ardhmes. Megjithatë bizneset në Shqipëri duhet të ndryshojnë. Unë kam pasur përvojë të dorës së parë me biznese në Shqipëri dhe pavarësisht se përfitimet janë të mëdha, moralet janë shumë të ulta sepse jo të gjitha bizneset por disa prej tyre janë të verbuara nga të hollat dhe e tërë çështja e shërbimit të konsumatorëve hidhet në humnerë.

Mendoj se një ditë ndoshta do të bëjë biznesin tim në Shqipëri. Megjithatë prioriteti im në rend të parë është vendosja e fondacioneve në Shqipëri, mbështetja e individëve që fillojnë me biznese që janë vërtetë të moralshme dhe janë të kuptueshme  në një nivel të sistemit të BE-së dhe pas këtyre hapave do të isha rehat me punën në Shqipëri.

Megjithatë me futjen e biznesve të huaja në Shqipëri po paraqiten disa avantazhe pasi që bizneset në Shqipëri veçse janë duke filluar me përcjelljen e trendeve të tregjeve jashtë shtetit Shqiptar. Por duhet pasur parasysh se që të arrihen vlerat e vërteta të biznesit, të gjitha bizneset duhet të jenë korrekte.
 
PCWA: Diçka për fund…

Marcel: Ju faleminderit shumë për intervistën dhe do të dëshiroja t’i përcjellë falenderimet më të mëdha tek të gjith në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo tjetër, për të gjithë mbështetjen tuaj. Të gjithë ata që anë të interesuar dhe që mendojnë se unë mund t’i ndihmojë atëherë më kontaktoni lirshëm, dhe unë me ekipin tim këshillues për biznese do t’ju ofrojë maksimumin në mënyrë që t’ju ndihmojë juve të krijoni një sukses,

Pra të punojmë së bashku dhe si rezultat do të mund të bëjmë Shqipërinë, Abu Dhabin e Ballkanit.

(Intervista është realizuar në gjuhën angleze dhe është intervistë ekskluzive dhënë PCWorld Albanian, nga z. Marcel Gashi drejtor i kompanisë Timmp.com)

Lajmet e fundit>