Analiza

Mark Zuckerberg flet mbi fillimet e Facebook-ut

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Mark Zuckerberg flet mbi fillimet e Facebook-ut

Drejtuesi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, dha një intervistë për Y Combinator Startup School, ku foli mbi fillimet e tij me Facebook-un. Një nga pyetjet e para drejtuar atij ishte se cila ishte gjëja e parë që programoi.

Nuk ishte “FaceMash” – ishte në fakt Cource Graph (në ndryshim nga filmi “The Social Network” që kemi parë). Ishte hera e parë që kishte lidhur një server Apache dhe SQL, e cila e ndihmoi të mësonte gjëra të reja. Në atë kohë, kishte rreth 2000 përdorues nga Harvardi në dispozicion.

Course Graph i dedikohej zhvilluesve dhe qëllimi i tij ishte të shndërrohej në një organizatë kur të shpërndaheshin dhe krijoheshin aplikacione dhe shërbime teknologjike.

Me Facebook-un ai filloi të punonte gjatë kohës “së leximit” në Harvard. I pyetur nga gazetari se cili ishte çelsi i suksesit të Facebook-ut në atë kohë, Zuckerberg u shpreh se mbase ishte fakti që kërkonte për identitetin e vërtetë të përdoruesit.

Ai shtoi se kishte ndërtuar një framework që i bëri njerëzit të ndiheshin të qetë për të shpëndarë informacione personale dhe shërbime të tjera në Stanford, Columbia, Cornell, etj, thjesht nuk i kishin këto hapësira për të lejuar shfaqjen e aspektit personal.

Në aspektin personal, Zuckerberg tha se kur ishte në rrezik për t’u përjashtuar nga shkolla, miqtë i organizuan një party lamtumire. Atje ai u njoh edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme.

Për Zuckerberg-un ishte shokuese kur vuri re se Facebook-u po shndërrohej në rrjetin social që lidhte çdo njeri dhe që po zgjerohej edhe tek bizneset. Disa prej ideve më të mira në botë janë ato pas së cilave jeni të pasionuar sepse me to mund të punoni më mirë se çdokush tjetër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Zuckenberg

Lajmet e fundit>