Blog

Mark Zuckerberg i quan komentet e Tim Cook të pavend

Apr 3 2018
0 Shpërndarje
CEO i Facebook ka vazhduar përpjekjet e tij kundër Cook-it duke thënë: "Nëse doni të ndërtoni një shërbim i cili nuk është vetëm në shërbim të njerëzve të pasur, atëherë ju duhet të keni diçka që njerëzit mund t'ia lejojnë vetes." Mark Zuckerberg i quan komentet e Tim Cook të pavend

CEO i Facebook Mark Zuckerberg iu drejtua  CEO së Apple, Tim Cook, duke i quajtur komentet e Cook-it rreth Facebook-ut të pavend. Cook tha javën e kaluar se ai kurrë nuk do të jetë në situatën që Zuckerberg e ka gjetur veten, duke u përballur me reagimet e ashpra për vjedhjen e  të dhënave nga Cambridge Analytica.

Cook tha, “E vërteta është që ne mund të bëjmë pafund para nëse ne monetizojmë klientin tonë – nëse klienti ynë do të  ishte produkti ynë. Ne kemi zgjedhur të mos e bëjmë këtë. “Apple, në vend të kësaj, ka monetizuar produkte për klientët, dhe Cook argumentoi se ishte një model biznesi më i shëndoshë dhe jo i prekshëm nga të njëjtat probleme që Facebook ka.

Në një intervistë, Zuckerberg hodhi poshtë argumentin e Cook-it duke e konsideruar si të pasinqertë dhe të cekët.

Zuckerberg tha se Facebook mbetet i lirë për t’u përdorur sepse është fokusuar në lidhjen e njerëzve dhe shumë njerëz nuk mund të paguajnë, prandaj “një model i mbështetur nga reklamat është modeli i vetëm racional që mund të mbështesë ndërtimin e këtij shërbimi për të arritur tek  njerëzit”.

CEO i Facebook ka vazhduar përpjekjet e tij kundër Cook-it duke thënë: “Nëse doni të ndërtoni një shërbim i cili nuk është vetëm në shërbim të  njerëzve të pasur, atëherë ju duhet të keni diçka që njerëzit mund t’ia lejojnë vetes.”

Ai shtoi: “Facebook bën pjesë e grupit të kompanive që punojnë shumë për ta bërë sa më të lehtë dhe për të siguruar një shërbim falas që të gjithë mund ta përdorin. Unë nuk mendoj se kjo do të thotë se nuk na interesojnë njerëzit “. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>