Është Zenimax Media kompania e cila paditi Facebook dhe për këtë kërkon 2 miliard dollar. Zenimax argumentoi se inovacionet e para të kompanisë në realitetin virtual u kopjuan në mënyrë të paligjshme nga Oculus për të ndërtuar paisjen Rift.
Oculus u ble nga Facebook në 2014-tën dhe shihet si një prej lëvizje më strategjike të kompanisë frytet të cilës do të vinë vetëm dekadën e ardhshme.
Argumenti i Zuckerberg ishte se Zenimax ka dështuar të zhvillojë teknologjinë dhe është puna e Oculus ajo që e bërë këtë teknologji kaq të kërkuar ditëve të sotme.
Oculus dhe themeluesit e saj kanë investuar para dhe kohë në realitetin virtual me besimin se kjo teknologji mund të transformojë fundamentalisht mënyrën sesi njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë. (PCWorld Albanian)