Siguri

Mark Zuckerberger, kërkon falje për gabimet e bëra në privatësi

Publikuar , 24 Maj 2010
0
Mark Zuckerberger, kërkon falje për gabimet e bëra në privatësi

Zuckerberg në një mënyrë u ka kërkuar falje përdoruesve, pas një e-maili të shkëmbyer me blogerin e popullarizuar të teknologjisë Robert Scoble, i cili e paraqiti këtë e-mail në ueb faqen e tij, e duket se për këtë gjë pati edhe autorizimin e Zuckerberg.

“Unë dëshirojë që gjërat të shkojnë ashtu si duhet kësaj radhe. E di se ne kemi bërë një mori gabimesh, por shpresa ime në fund të kësaj është se shërbimi përfundon me shpalosjen e një vendi më të mirë, dhe se njerëzit duhet të kuptojnë se qëllimet tona janë në vendin e duhur dhe ne u përgjigjemi informatave që marrin nga njerëzit që i shërbejmë”, thuhej në letër.

Zuckerberg, që festoi ditëlindjen e 26 me 14 maj, tha se Facebook do të duhej të fillojë me bisedat publike rreth privatësisë dhe modifikimeve të kontrolleve të privatësisë, gjatë kësaj jave.

“Ne kemi dëgjuar të gjitha informatat dhe kemi tentuar që të shkruajmë çdo gjë që na është thënë në gjërat kyçe, për të përmirësuar gjërat që duhet” shkroi Zuckerberg.

“Ne do të jemi gati për të filluar bisedën në lidhje me disa gjëra të reja që kemi ndërtuar këtë javë”.

Facebook të dielën deklaroi se po planifikon të thjeshtësoj kontrollet e privatësisë në faqen e saj, pasi që këto kontrolle po cilësohen si shumë të vjetërsuara, e madje ka raste kur atyre u drejtohet fjala si “kontrolle të kohës së bizantin”.

Duket se të gjitha gjërat ecin në mënyrën më të keqe të mundshme për Facebook, pasi kjo e fundit gjatë muajit të kaluar shpalosi disa veçori që përfshinin, lejimin e ueb faqeve partnere të inkorporojnë të dhëna nga Facebook, duke zgjeruar kështu edhe më tej prezencën e këtij rrejti në internet, por në anën tjetër duke shkëmbyer informata personale të përdoruesve me këta partnerë.

LEXO EDHE:  Yahoo duhet të paguajë 118 milionë dollarë për hakimin e 3 miliardë përdoruesve

Lajmet e fundit>