Biznes

Mark Zuckerberg: “Kam bërë të gjitha gabimet që mund të bëhen”

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
Mark Zuckerberg: “Kam bërë të gjitha gabimet që mund të bëhen”

Por Zuckerberg ofroi disa shenja rreth filozofisë së Facebook drejt bashkëpunimit me kompanitë e mëdha që mund të ofrojnë disa shenja rreth marrëdhënieve të saja me Apple dhe Google. “Nëse jeni një kompani shumë e madhe dhe përkrahja jonë ndajë jush do të na kushtojë me dhjetëra miliona dollarë, atëherë ne dëshirojmë që së paku të kemi një mirëkuptim rreth asaj sesi do të përdorni atë që ne po bëjmë, dhe ju thjeshtë nuk do të importoni të dhëna por gjithashtu do të tentoni të kontribuoni në kthim në ekosistemin tonë dhe të bëni përvojën e njerëzve të Facebook edhe më të mirë”.

Me fjalë të tjera, nëse je lojtar i madh dhe dëshiron të luash me Facebook, ju nuk mund të jeni parazit.

Zuckerberg paraqiti si shembull marrëdhënie të shëndetshme, kompaninë Zynga dhe kompanitë tjera për lojëra sociale, të cilat me Facebook kanë lidhur marrëveshje multi-vjeçare. Kompanitë kanë premtuar të zhvillojnë lojëra në Facebook dhe në disa raste të përdorin ekskluzivisht valutën virtuale Facebook Credits.

“Ne ndërtojmë dhjetëra e miliona dollarë të infrastrukturës për të përkrahur lojëra në Facebook” tha Zuckerberg. Ajo që nuk u tha ishte nëse mënyra sesi Google po dëshiron të përfitojë qasje në të dhënat sociale të Facebook, apo interesi i Apple në tërheqjen e përdoruesve të Facebook për shërbimin e saj për shoqërim muzikor Ping, do të plotësojnë kriterin e Zuckerberg për kontribut në përvojën Facebook.

Intervista njëorëshe në skenë e Zuckerberg, erdhi një ditë pasi Facebook shpalosi një sistem të ripërpunuar të mesazheve që më tej mund të rris konkurrencën mes Facebook dhe Google, që janë duke luftuar për kohën e shfletuesve të internetit dhe për dollarë nga reklamat. Zuckerberg gjatë fjalimit të tij gjithashtu shtoi se më shumë se 50 për qind e gjysmë miliardi përdoruesve të Facebook përdorin shërbimin çdo ditë.

LEXO EDHE:  Bien të ardhurat e Google

Zuckerberg gjithashtu tha se “Kam bërë shumë gabime në drejtimin e kompanisë deri më sot. Thjeshtë, çdo gabim që mund ta mendoni, unë e kam bërë ose do ta bëjë gjatë viteve të ardhshme”. “Nëse ndërtoni një produkt që njerëzit pëlqejnë, ju mund të bëni shumë gabime” tha Zuckerberg që është ende 26 vjeç. /pcworld.al

Lajmet e fundit>