Biznes

Marka Britanike e prodhimit të makinave Jaguar do të bëhet e gjitha elektrike

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shkurt 2021
Si çdo kompani tjetër e prodhimit të makinave është nën presion për të reduktuar emetimet CO2 ndërsa çdo vit masa regullatore implementohen në këtë drejtim. Marka Britanike e prodhimit të makinave Jaguar do të bëhet e gjitha elektrike

Marka Jaguar në pronësi të Land Rover do të jetë e gjitha elektrike deri më 2025 tha kompania.

Prodhuesi Britanik premtoi të nxjerrë në shitje modelet e elektrike të të gjithë linjës ekzistuese Jaguar dhe Land Rover deri më 2030.

Transformimi do ti kushtojë kompanisë 3.4 miliardë dollarë çdo vit dhe shihet si një lëvizje e madhe por pa mundësi tjetër.

Si çdo kompani tjetër e prodhimit të makinave është nën presion për të reduktuar emetimet CO2 ndërsa çdo vit masa regullatore implementohen në këtë drejtim.

Megjithatë Land Rover do të investojë edhe në teknologjinë e makinave me hidrogjen por që kjo e fundit të jetë miqësor me mjedisin, hidrogjeni duhet prodhuar nga burime të rinovueshme.

Edhe marka tjetër Britanike Bentley Motors në pronësi të Volkswagen tha në Nëntor se mbarë linja e makinave do të jetë elektrike deri më 2030. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Presidenti Amerikan Trump regjistrohet në rrjetin social rival të TikTok