Biznes

Marka e njohur luksoze e modës pranon pagesa në kriptomonedha

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2022
Kompania tha se synonte që këto pagesa ti bënte të disponueshme në dyqanet e saj në Amerikën e Veriut në një të ardhme të afërt. Marka e njohur luksoze e modës pranon pagesa në kriptomonedha

Marka luksoze Italiane Gucci do të fillojë të pranojë pagesa në kriptomonedha në disa prej dyqaneve të saj në SHBA.

Konsumatorët mund të paguajnë duke përdorur disa kriptomonedha si Bitcoin, Ethereuum dhe Litecoin.

Shërbimi do të ofrohet në disa dyqane në Los Angeles dhe New York. Gucci, në pronësinë e kompanisë Franceze Kering, i bashkohet listës së kompanive në rritje që pranojnë pagesa në monedha virtuale.

Madje firma tha se do të pranonte pagesa edhe në Shiba Inu dhe Dodge Coin. Konsumatorët që blejnë me kriptomonedha do të marrin një email me kod QR për përdorimin e tij me një portofol të aseteve dixhitale.

Kompania tha se synonte që këto pagesa ti bënte të disponueshme në dyqanet e saj në Amerikën e Veriut në një të ardhme të afërt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi kompania me shitjet më të larta në 22 vende të botës