Blog

Marka luksoze e Volvo prezanton SUV-in e parë plotësisht elektrik

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Qershor 2022
Gjithashtu do të jetë i pari prej tre modeleve të ardhshme që do të debutojnë në të ardhmen ndërsa Polestar synon ti shesë në 30 tregje deri në fund të 2023. Marka luksoze e Volvo prezanton SUV-in e parë plotësisht elektrik

Pamjen e parë të makinës elektrike të ardhshme të Polestar, Volvo na e dha në Dhjetor të 2021 ndërsa duhet të presim deri në Tetor për të parë pjesën tjetër.

Kompania ditën e Marte tha se do të zbulojë Polestar 3 në Vjeshtë. SUV-i elektrik është i pari i Polestar dhe gjithashtu e para që prodhohet pjesërisht në SHBA.

Gjithashtu do të jetë i pari prej tre modeleve të ardhshme që do të debutojnë në të ardhmen ndërsa Polestar synon ti shesë në 30 tregje deri në fund të 2023.

Ngjashëm me Polestar 2, modeli 3 do të ofrojë 4WD falë dy motorëve elektrikë dhe 600 kilometër distancë me një karikim të vetëm. Do të ndërtohet kryesisht në SHBA dhe Kinë. Ende nuk ka detaje lidhur me çmimin edhe pse prodhimi pritet të fillojë në muajt e parë të 2023. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çmimet e kartave grafike AMD dhe Nvidia kanë filluar të bien