Vëzhgim

Marrëveshja Nokia-Microsoft, peshoi 1 miliard dollarë!

Publikuar , 08 Mars 2011
0
Marrëveshja Nokia-Microsoft, peshoi 1 miliard dollarë!

 

Megjithatë ashtu siç u dyshua nga disa të tjerë, këtu patëm të bëjmë me një kontratë të majme. Sot Bloomberg raportoi se Microsoft është pajtuar t’i paguaj kompanisë Finlandeze një shumë prej 1 miliard dollarë për të promovuar dhe zhvilluar pajisje me bazë në Windows Phone 7.

Në anën tjetër Nokia ende duhet të paguajë një taksë licence për secilën kopje të Windows Phone 7 që dërgojnë në treg, por kjo pritet të jetë një gjë e vogël kur kihet parasysh zvogëlimi i shpenzimeve për hulumtime brenda vetë kompanisë. Është e qartë se kostot e Nokia-së do të reduktohen dukshëm në momentin që do të largohen prej platformave të tyre të brendshme, e analistët gjithashtu thonë se duke gjykuar rëniet e vazhdueshme prej viti në vit, kompania duhet të reduktojë kostot në mënyrë që të jetë konkurrente me gjeneratën e ardhshme të pajisjeve.

Aksionet e Nokia kanë pësuar një rënie në 26% prej se është paraqitur partnerit me Windows Phone, gjatë muajit të kaluar, por është disi e dukshme e investitorët do të kënaqen me faktin e Microsoft do të ofrojë fonde shtesë dhe se do të përshpejtojë zhvillimin softuerik dhe reduktimin e kostove të Nokia-së. 

 

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Lajmet e fundit>