Biznes

Maserati prezanton makinën e parë elektrike, pas 2030-ës do të shesë vetëm modele elektrike

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Tetor 2022
Maserati planifikon që të ofrojë një version elektrik të çdo modeli në qarkullim deri në 2025 ndërsa në 2030-ën synon të shesë vetëm makina elektrike. Maserati prezanton makinën e parë elektrike, pas 2030-ës do të shesë vetëm modele elektrike

Maserati zbuloi detajet e para të makinës luksoze GranTurismo e cila do të jetë e para elektrike e kompanisë.

Prezantuar në muajin Mars, GranTurismo Folgore do të ketë tre motorë elektrikë 300kW ndërtuar mbi një arkitekturë 800-volt që mundëson karikimin e shpejtë me 270kW njëlloj si Lucid Air dhe Porsche Taycan.

Maserati planifikon që të ofrojë një version elektrik të çdo modeli në qarkullim deri në 2025 ndërsa në 2030-ën synon të shesë vetëm makina elektrike.

Megjithatë në prezantimin e GranTurismo, kompania zbuloi edhe dy variante me karburant dhe motorë V6: Modena dhe Trofeo.

Kompania nuk do të kursehet me performancën e Folgore. Një përshpejtim nga 0-100km/h në 2.7 sekonda e bën më të shpejtë sesa Porsche Taycan Turbo S që e realizon për 2.8 sekonda.

Shpejtësia maksimale e makinës do të jetë 320 km/h. Folgore ka një pako baterish 92.5 kWh dhe qelizat e baterisë janë vendosur në formën e një T-je ku të gjithë pasagjerët mund të qëndrojnë poshtë si tek versioni me karburant i GranTurismo.

Të dy modelet me karburant dhe elektrik janë identikë në paraqitje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shërbimet celulare, vazhdon rritja e konsumit të internetit por bie konsumi i thirrjeve telefonike dhe SMS

Tags >

Maserati