Siguri

Mashtrime të reja në Twitter

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
Mashtrime të reja në Twitter

Dhe nuk është i rrallë rasti kur njerëzit klikojnë linkun dhe në raste të caktuara, si në një rast të fundit, drejtohen tek faqja kryesore “e Twitter” dhe u kërkohet që të kyçen sërish. Rastet e këtilla janë gjithnjë të dyshimta, dhe njerëzit nga kurioziteti vazhdojnë të shikojnë dhe të klikojnë tutje, por keni kujdes. 

Sophos ka identifikuar këto lloj cicërimash si sulme direkte të vjedhjes së identitetit. Thjeshtë përmes këtij mashtrimi tentohet t’ju merret nën kontroll llogaria juaj në Twitter duke ju mashtruar që të fusni sërish të dhënat tuaja kredenciale. Siç është thënë në një artikull në pcmag.com, në një rast ueb faqja që shfaqet si faqja kryesore e Twitter është “Twittelr.com”.

Sipas Neil Rubenking, udhëheqës i sigurisë pranë PCMag, nuk janë të pakta rastet e këtilla. Por megjithatë ai rekomandon se kur pranoni mesazhe direkte që përmbajnë tekste të tilla si të klikoni diçka në mënyrë urgjente të keni kujdes. Gjithashtu ata që përdorin Twitter e dinë se mesazhe direkte nuk mund të dërgojnë ata që nuk ju ndjekin apo i ndiqni, kështu që “është me mençuri të shikoni listat e personave që po ju ndjekin dhe po ndiqni, për tu siguruar se nuk ka diçka të dyshimtë aty”. 

Gjithashtu kontrolloni edhe antivirusin tuaj, dhe shikoni nëse është i gatshëm si gjithnjë për betejë me mashtrues. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Facebook bëhet më transparent me reklamat politike

Lajmet e fundit>