Lajmet

Mashtrimet më të mëdha në historinë e ICO-ve

Nov 22 2018
0 Shpërndarje
Shumica e tregjeve globale financiare rregullohen rreptësisht duke mos lënë hapësirë për mashtrime prandaj mashtruesit janë kthyer drejt inovacionit fintech dhe ai i kriptomonedhave i cili nuk është i rregulluar ende. Mashtrimet më të mëdha në historinë e ICO-ve

Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) janë bërë një trend i nxehtë në ekosistemin e kriptomonedhave.

Asetet dhe aplikacionet e reja dixhitale bazuar në blockchain përdorin ICO-të për të ngritur fonde dhe financuar zhvillimin e tyre.

Nëse viti i kaluar u quajt viti i ICO, ai gjithashtu ka qenë viti i mashtrimit me ICO-të.

Për herë të parë ICO u shfaqen në dy vitet e fundit dhe mashtrimet nuk kanë munguar.

Shumica e tregjeve globale financiare rregullohen rreptësisht duke mos lënë hapësirë për mashtrime prandaj mashtruesit janë kthyer drejt inovacionit fintech dhe ai i kriptomonedhave i cili nuk është i rregulluar ende.

Esencialisht një mashtrues krypto synon të nxisë investitorët të blejnë monedha false përmes parave tradicionale apo kriptomonedhave të tjera.

Ky artikull ka në fokus vetëm mashtrimet me ICO dhe jo hakimet e skemat ponzi.

PlexCoin (15 milion dollarë)

PlexCoin ndaloi aktivitetin në Dhjetor të 2017-ës nën presionin e Komisionit Amerikan për Bursat dhe Letrat me Vlerë si rezultat i një padie në drejtim të themeluesi Dominic Lacroix i cili ka mashtruar shumë investitorë Amerikanë dhe Kanadezë.

Në padi thuhej se Lacroix kishte premtuar fitime astronomike prej 1,354% dhe përdorur një grup ekspertësh për ti siguruar legjitimitet projektit dhe fshehur krimet financiare.

SEC ka ngrirë 15 milion dollarë e grumbulluara nga ICO. Lacroix përfundoi në burg dhe PlexCoin u gjobit me 100,000 dollarë.

Afro 810,000 dollarë të tjera mbahen nga firma e përpunimit të transaksioneve Stripe ndërsa pjesa tjetër e fondeve gjenden nëpër portofolë të ndryshëm.

Nuk dihet se çfarë fati e pret Lacroix e as paratë e konfiskuara.

Benebit (2.7-4 milion dollarë)

Benebit pretendonte se përdor sistemin blockchain për të unifikuar programet e besnikërisë së konsumatorëve.

Kjo ICO në pamje të palë dukej se nuk kishte asnjë problem legjitimiteti dhe kanali në Telegram kishte 9,000 anëtarë dhe buxhet marketingu prej 500,000 dollarësh.

Me një koncept novelë, një letër të bardhë serioze dhe mijëra dollarë të mirë shpenzuar në marketing, ekipi i Benebit arriti të joshë investitorët.

Mirëpo gjërat filluan të përkeqësoheshin kur dikush gjeti se fotot e ekipit ishin vjedhur nga një shkollë djemsh në Britani. Detajet e pasaportave të publikuara nga themeluesit ishin të rreme.

Pas këtij zbulimi ekipi pas mashtrimi filloi të tërhiqte çdo gjë nga uebsajti dhe media sociale.

Përllogaritjet ndryshojnë por thuhet se ato kanë vjedhur të paktën 2.7 milion dollarë.

Opair dhe Ebitz (2.9 milion dollarë)

Një komunitet i motivuar investitorësh të cilët hodhën para në Opair dhe Ebitz ende edhe sot përpiqen të identifikojnë zhvilluesin i cili njihet ndryshe vetëm si Wasserman dhe është truri i ICO-së që vodhi 388 bitcoin.

Opair promovonte një sistem kartash debiti të decentralizuara duke përdorur monedhën e saj XPO.

Përdoruesi zbuluan se profilet Linkedin të ekipi të Opair ishin të rreme por jo përpara se të vidhte 190 bitcoin në verën e 2016-ës.

Hetime amatore kryer nga disa investitorë zbuluan se serverët e Ebitz çonin në domainet e Opair i cili e quan vetveten një klon të Zcash.

Ekipi, gjoja një grup hakerësh etikë shpresonin të fitonin 500 bitcoin me ICO-në e tyre e startuar në Nëntor të 2016-ës.

Pas dy ditësh u mësua se ICO-ja e Ebitz të çonte drejt Opair. Uebsajti i Ebitz doli offline dhe së bashku me të edhe ICO-ja që kishte grumbulluar 200 bitcoin.

REcoin dhe DRC (300,000 dollarë)

Në fillim RECoin dhe DRC synonin të arrinin diçka ambicioze, të krijonin një kriptomonedhë e mbështetur në asete reale si prona dhe diamante.

Themeluesi ishte Maksim Zaslacskiy dhe thoshte se dy startupet janë me staf të plot, brenda çdo kuadri ligjor e madje se kishin lidhur partneritete me distributorë dhe investitorë.

SEC tha se as REcoin e as DRC nuk kishin një aktivitet real dhe asnjë prej projekteve të tyre nuk kishin të bënin fare me blockchain. SEC tha se ato nuk ishin ICO por letra me vlerë gjë që çoi në arrestimin e Zaslavskiy në Shtator të 2017-ës.

PonziCoin (250,000 dollarë)

PonziCoin është një kriptomonedhë e vërtetë dhe shumë njerëz humbën paratë pasi investuan në të.

Më interesante është se PonziCoin i cili e quan vetveten si skema e parë në botë Ponzi e ligjshme, është monedha e dytë me këtë emër që ekziston.

E para debutoi në 2014-ën dhe kishte hedhur në qarkullim monedha me vlerë 7,000 dollarë.

Një tjetër u shfaq në 2017-ën. Edhe pse u mor si shaka, në uebsajtin e monedhës thuhej se ishte mashtrim por kjo nuk ndaloi investitorët të cilët hodhën para në produkt.

Në fund projekti pranoi publikisht që ishte mashtrim dhe kishte grumbulluar 250,000 dollarë.

OneCoin

OneCoin ka qenë vazhdimisht subjekt hetimesh në 18 muajt e fundit. Zyrtarisht e shpallur si skemë ponzi në Indi në 2017-ën, kompania u gjobit nga autoritetet Italiane me 2.5 milion euro.

CoinTelegraph kishte paralajmëruar investitorët të qëndrojnë larg kësaj skeme. Madje nuk kishte një regjistër publik dhe zyrat qendrore në Bullgari u bastisën në Janar ku u konfiskuan disa serverë.

Në 2016-ën plot 30 milion dollarë u konfiskuan nga autoritetet Kineze.

Bitconnect

E akuzuar prej kohësh si skemë ponzi, Bitconnect vijoi operacionet deri në Janar kur ngjalli kureshtjen e autoriteteve Amerikane.

Përdoruesit këmbenin bitcoin për Bitconnect Coin (BCC) në platformën e këtij të fundit. Atyre u premtoheshin fitime astronomike dhe shumë shqiptarë mendohet të kenë investuar në të gjithashtu.

Kompania madje kishte një program kredie ku përdoruesit mund të merrnin kredi në BCC tek përdorues të tjerë.

Thuhet se përdoruesit kanë humbur 700,000 dollarë nga kjo platformë.

PinCoin dhe iFan

Mashtrimi më i fundit me ICO që pushtoi titujt e lajmeve në Prill ishte ai i dy të tillave që cilat operonin në Vietnam.

Thuhet se ato kanë vjedhur 660 milion dollarë nga 32,000 investitorë.

Kompania e cila operonte ICO-të, Modern Tech kishte zyra qendrore në Ho Chi Mihn. Mashtrimi besohet se është më i madhi në historinë e ICO-ve.

Shumë investitorë protestuan përballë zyrave të saj më 8 Prill ndërsa kompania refuzonte tu kthente paratë. Administrata qytetase ka urdhëruar autoritetet policore të nisin hetimet.

iFan reklamohej si një platformë medias sociale që promovonte përmbajtjet e njerëzve me famë tek fansat e tyre. Ndërsa Pincoin premtonte 40% rikthim të investimeve. /PCWorld Albanian

Artikulli është marrë nga DoctorBitcoin.com

Lajmet e fundit>