Analiza

Mass Effect 2

Publikuar , 17 Shkurt 2010
0
Mass Effect 2

Shumica e ngjarjes koncentrohet përreth tij dhe tentimeve të tija për të rekrutuar një ekip elite për të sulmuar The Colectors, por para se kjo të ndodh ju duhet të zgjidhni problemet individuale të secilit. 

Në shumicën e rasteve këto misione janë të veçanta, interesante dhe para së gjitha të shkruara në mënyrë fantastike. Dhe si të tilla japin ndjenjën e një filmi më bashkëveprues që keni parë deri më tani.

Mass Effect 2 veçohet me një sistem unik të bisedave, me ç’rast zgjidhjet tuaja do të kenë pasoja dhe do të ndikojnë në zhvillimin e ngjarjes së përgjithshme të lojës. Karakteret kryesore në lojë janë dhjetë dhe nëse vazhdimisht inkurajoheni të bisedoni me ta atëherë do të hapni edhe disa misione sekrete, që do të sjellin fuqi speciale për secilin prej tyre. … E ndoshta edhe momente dashurie …

Sistemi i betejave është diçka për të cilën kjo lojë mund të krenohet. Misionet në lojë tani luhen në një nivel më të afërt me Third Person Shooters, sesa me RPG.  Pavarësisht kësaj loja ofron hapësirë të duhur në mënyrën e kryerjes së misioneve dhe shpeshherë gjatë tyre sjellë edhe shpërblime.

Mass Effect 2 është padyshim një lojë që nuk kërkon shumë mundim për ta luajtur dhe si e tillë sjellë argëtim të jashtëzakonshëm.

Kritikë të shumtë anembanë botës e kanë notuar me notën dhjetë dhe e kanë quajtur lojë inspiruese e madje edhe mbresëlënëse.

Ndërsa juve ju mbetet që të argëtoheni dhe të shihni për së afërmi bukurinë e universit dhe karakteret që ka krijuar BioWare.

Të dhëna teknike:

Publicisti: Electronic Arts
Zhvilluesi: BioWare
Platformat: PC dhe Xbox 360
Zhanri; Action Role-Playing
ESRB: 18+

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

Lajmet e fundit>