Biznes

MasterCard do tju mbrojë nga tarifimi pas periudhës “free trial”

Publikuar , 17 Janar 2019
0
MasterCard tha se politika e re kërkon nga tregtarët të marrin autorizim nga përdoruesi përpara se të tarifojë ata pas një periudhe prove. MasterCard do tju mbrojë nga tarifimi pas periudhës “free trial”

Të gjithë e kemi bërë gabimin të përdornim një shërbim free trial dhe të harrojmë ta anulojmë përpara se të tarifoheshim. Tashmë MasterCard do të na mbrojë nga një situatë e tillë.

MasterCard tha se politika e re kërkon nga tregtarët të marrin autorizim nga përdoruesi përpara se të tarifojë ata pas një periudhe prove.

Kompanitë duhet tu mbajnë të përditësuar rreth çmimeve dhe udhëzimeve sesi të anuloni një plan tarifor me pagesë apo periudhë prove.

Ja sesi funksionon. E zëmë se keni aktivizuar periudhën e provës (free trial) për një shërbim online dhe keni vendosur numrin e kartës MasterCard në informacionin e pagesës.

Kur kjo periudhë të përfundojë, kompania apo tregtari duhet tu dërgojë një SMS ose e-mail ku u njofton se duhet të paguani për të vazhduar përdorimin e shërbimit. Mesazhi duhet të përmbajë koston, datën e pagesës dhe emrin e kompanisë apo tregtarit.

Mesazhi duhet të përmbajë edhe udhëzime për të anuluar shërbimin nëse nuk doni të paguani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telegram i shtohen 3 milionë përdorues të rinj gjatë ndërprerjes së shërbimit të Facebook ditën e djeshme

Lajmet e fundit>