Lajmet

Mastercard lançon një sistem për identifikimin e transaksioneve të dyshimta në kriptomonedha

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Tetor 2022
Një sistem i ngjashëm është në funksion për transaksionet MasterCard në para ndërsa teknologjia tashmë është zgjeruar në Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera. Mastercard lançon një sistem për identifikimin e transaksioneve të dyshimta në kriptomonedha

Gjiganti i pagesave MasterCard ditën e sotme lançoi Crypto Secure, një produkt i ri softuerë dizajnuar për të ndihmuar bankat dhe lëshuesit e kartave bankare të identifikojnë dhe bllokojnë transaksionet e dyshimta nga bursat e kriptomonedhave.

Një sistem i ngjashëm është në funksion për transaksionet MasterCard në para ndërsa teknologjia tashmë është zgjeruar në Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera.

Mbështetur në CipherTrace, kompania që MasterCard bleu vitin e kaluar, mjeti përdor algoritme të sofistikuara të inteligjencës artificiale së bashku me të dhëna nga blockchainet publike për të përcaktuar rrezikun e një krimi lidhur me bursat e kriptomonedhave të lidhura në rrjetet e pagesave.

Platforma ka një panel me indikatorë me ngjyrë që përfaqësojnë rrezikun e një aktiviteti të dyshimtë ku e kuqja përfaqëson rrezik të lartë dhe jeshilja rrezik të ulët.

Vetë Crypto Secure nuk merr vendime nëse një platformë tregtimi kriptomonedhash duhet të ndalohet sepse vendimi i fundit i takon lëshuesit të kartës.

Edhe pse aktiviteti kriminal dhe i paligjshëm në kriptomonedha ka rënë me 15% në volum këtë vit, paratë e vjedhura nga mashtrimet llogariten në 1.6 miliardë dollarë sipas një raporti të fundit nga Chainalysis.

Deri në Korrik të 2022, 1.9 miliardë dollarë në kriptomonedha janë vjedhur në incidente sigurie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Protestë në Amsterdam kundër arrestimit të zhvilluesit të Tornado Cash