Biznes

MasterCard, Visa, eBay dhe Stripe tërhiqen nga mbështetja e kriptomonedhës së Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Tetor 2019
0
Rregullatorët kanë shprehur shqetësime se kriptomonedha mund të përdoret për pastrim parash krahas kërcënimit për stabilitetin financiar global. MasterCard, Visa, eBay dhe Stripe tërhiqen nga mbështetja e kriptomonedhës së Facebook

MasterCard, Visa, eBay dhe firma e pagesave Stripe janë tërhequr nga projekti i kriptomonedhës Libra të Facebook.

Lëvizja e tyre u paralajmërua nga Financial Times pas tërheqjes së PayPal javën e kaluar.

Ajo përfaqëson goditjen më të rëndë që rrjeti social ka marrë dhe planet e tij për të lançuar një monedhë globale.

Projekti ka tërhequr vëmendjen e shumë autoriteteve rregullatorë dhe ligjvënësve në mbarë botën.

Shefi ekzekutiv i Facebook do të paraqitet përballë Kongresit Amerikan për të dëshmuar më 23 Tetor dhe diskutuar rreth Libra.

Rregullatorët kanë shprehur shqetësime se kriptomonedha mund të përdoret për pastrim parash krahas kërcënimit për stabilitetin financiar global.

Mercado Pago, një tjetër firmë pagesash nga Amerika Latine është tërhequr gjithashtu. Vetëm PayU ka mbetur pjesë e projektit. Kompanitë u shprehën se përfshirja e tyre në këtë projekt ka qenë me qëllim që ti bëjnë pagesat ndërkombëtare më të lehta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram teston një funksion për shitjen e produkteve direkt nga platforma

Lajmet e fundit>