Harduer

Mate 30 nuk mund të instalojë as manualisht aplikacionet e Google

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Tetor 2019
0
Krahas metodës që Wu publikoi një aplikacion i cili e bën më të lehtë instalimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Google në Mate 30 quajtur LZPlay u lançua megjithatë tashmë është larguar. Mate 30 nuk mund të instalojë as manualisht aplikacionet e Google

Telefonët e fundit të Huawei, seritë Mate 30, kanë humbur mundësinë për të instaluar manualisht aplikacionet e Google raportoi Bloomberg ditën e sotme.

Sipas raportit, hulumtuesi i sigurisë John Wu publikoi një postim në blog ku shpjegonte sesi blerësit e modeleve Mate 30 dhe Mate 30 Pro mund të instalonin manualisht aplikacionet e Google pavarësisht sanksioneve Amerikane që ja ndalojnë Huawei të aksesojë teknologji Amerikane, harduer dhe softuer.

Por sipas disa ekspertëve të sigurisë modelet Mate 30 tashmë kanë humbur edhe këtë shans për instalimin manual të aplikacioneve Android.

Mate 30 është flagshipi i parë madhor i kompanisë që lançohet nën hijen e sanksioneve Amerikane të aplikuara në muajin Maj.

Krahas metodës që Wu publikoi një aplikacion i cili e bën më të lehtë instalimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Google në Mate 30 quajtur LZPlay u lançua megjithatë tashmë është larguar.

Tashmë privilegjet e nevojshme për të instaluar aplikacionet e Google janë anuluar dhe përdoruesit e këtyre telefonëve nuk instalojnë dot aplikacionet is Google Maps apo Gmail. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Themeluesi i Huawei mohon akuzat për bashkëpunim me Kinën

Lajmet e fundit>