Lajmet

Material Design nuk ka harruar aplikacionin e platformës së videove YouTube

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Material Design nuk ka harruar aplikacionin e platformës së videove YouTube

play-music-youtube-100532453-largeYouTube tashmë nuk është më i shëmtuari i aplikacioneve të Google, sepse versioni më i ri mori ca “dashuri dhe përkëdhelje” nga Material Design. Versioni 6.0 sjell një strukture të re të menusë duke shtuar edhe ngjyra të forta në opsionet e navigimit në krye të ekranit së bashku me disa mjete të reja kërkimi. Panelet janë më të lehtë për tu aksesuar kjo falë një ikone të ngjyrosur ngjitur me secilin prej tyre i cili shfaqet në kontrast me backgroundin e bardhë.

youtube-material-design-100534403-largeNjë tjetër shtesë në këtë version janë filtrat e avancuar të kërkimit, duke e bërë më lehtë zbulimin e videos së duhur në katalogun masiv të YouTube. Versioni i ri po bën daljen publike të shkallëzuar, diçka e zakonshme me aplikacionet e Google. Përdoruesit janë në gjendje të marrin APK-në pa pritur as edhe një sekond më tepër.

Google ka ambicie të mëdha për YouTube dhe kohët e fundit ka implementuar edhe shërbimin e muzikës duke inkurajuar përdoruesit për të blerë një abonim në Google Play Music. Nëse Google arrin t’ju bind që të shpenzoni më shumë kohë në YouTube, është më mirë të përfaqësohet nga një paraqitje e mirë e aplikacionit dhe Material Design di të kujdeset mjaft mirë për këtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei prezantoi Mate 30, telefoni që ka gjithçka por që askush nuk ka për ta blerë

Lajmet e fundit>