Lajmet

Mbahet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Multidisiplinore: “ICT-ja në edukim, njohuri shoqërore dhe qeverisje e hapur”

Publikuar , 28 Prill 2014
0
Mbahet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Multidisiplinore: “ICT-ja në edukim, njohuri shoqërore dhe qeverisje e hapur”

14-04-27-02-25-12big_bannerProjekti PITAGORA, është një platformë për teknologjinë e informacionit, që synon të krijojë mundësi të reja për fuqizimin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, në rajonin e Adriatikut. Në kuadër të finalizimit të këtij projekti mbështetës për Shqipërinë, të premten më 25 prill u mbajt Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Multidisiplinore. “Qeverisja e hapur është e lidhur me besimin që ka shoqëria tek qeveria, por dhe të gjithë aktorët e shoqërisë tek njëri-tjetri,” u shpreh Ministrja Harito, gjatë fjalës së saj në konferencë. Ajo shtoi se “duke publikuar të dhënat, gjithkush ka mundësinë të gjykojë mbi fakte dhe të kuptojë realisht se cfarë ndodh dhe nuk ndodh mirë.”

Ministrja e përqëndroi fjalën edhe në një temë tjetër të rëndëishme, siç janë shërbimet që ofrohen nëpërmjet teknologjisë. Ajo theksoi rëndësinë e investimit në rritjen e numrit të shërbimeve që duhet të ofrohen. “Sa më shumë shërbime ofrojmë, aq më shumë njerëzit i përdorin ato dhe sa më shumë i përdorin ata, aq më tepër ne jemi të motivuar të investojmë për t’i shtuar këto shërbime online,” deklaroi Znj. Harito.

Objektivi i projektit Pitagora, është nxitja dhe zhvillimi i rrjeteve të informacionit të aksesueshëm dhe forcimi i mëtejshëm i bazave të procesit të dixhitalizimit. “Qeveria po zhvillon një ndër programet madhore në këtë fushë, që është pajisja e nxënësve të shkollave të mesme me mjete dixhitale, në mënyrë të tillë që të kenë akses në botën dixhitale, por edhe t’u ofrohet mësimdhënie sa më cilësore e të fillojnë të arsyetojnë në botën dixhitale,” tha Ministrja Harito. Në mbyllje, Harito vlerësoi këtë program si një program përgatitor në shërbim të efikasitetit të përdorimit të shërbimeve qeveritare online. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dixhitalizimi i faturave në 2020 për individët dhe 2021 për biznesin

Lajmet e fundit>