Lajmet

Mbahet në Tiranë workshopi në mbështetje të startupeve Shqiptare me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm të ekosistemit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Maj 2019
0
Gjatë workshopit u diskutua rreth situatës, trendeve dhe nevojave, inkubatorëve të suksesshëm globalë, startupeve dhe hapave të ardhshëm që do të hidhen nga organizatat që mbështesin inovacionin. Mbahet në Tiranë workshopi në mbështetje të startupeve Shqiptare me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm të ekosistemit

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze organizuan ditën e sotme një workshop me temë “Innovation Support Organizations Development and Cooperation Support” kur morën pjesë aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të startupeve.

Workshopi u mbajt në kuadër të një studimi kryer në ekosistemin e startupeve në Shqipëri gjatë muajve Janar-Shkurt si pjesë e projektit mbështetur nga Bashkimi Evropian si pjesë e projektit “EU for Innovation”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe bashkëthemeluesi i ICTSlab dhe ICT Awards, z. Kushtrim Shala. Ky workshop jo vetëm që kishte për qëllim që tu ofronte organizatave që mbështesin inovacionin (ISO) të dhëna të rëndësishme rreth ekosistemit dhe mundësive të promovimit të sipërmarrjes.

Por ky workshop kishte për qëllim edhe ti ndihmojë ata që krijojnë një përshtypje rreth rolit dhe pozicionit të tyre në ekosistemin e startupeve, të përcaktojnë pikat e forta dhe sfidat, të mësojnë rreth mbështetjes që nevojitet nga ISO-të për të zhvillues dhe fuqizuar kapacitetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit mes ISO dhe aktorëve të sistemit në Shqipëri por edhe ndërkombëtarisht.

Gjatë workshopit u diskutua rreth situatës, trendeve dhe nevojave, inkubatorëve të suksesshëm globalë, startupeve dhe hapave të ardhshëm që do të hidhen nga organizatat që mbështesin inovacionin.

Në analizën e kryer gjatë muajit Janar-Shkurt, u vu theksi nëse tregjet e vogla ofrojnë mjaftueshëm mundësi për startupet. Raporti citonte shembuj si Zvicra, Izraeli, Estonia, Sllovenia dhe Lituania të cilët kanë lënë gjurmë globalisht në aktivitetin sipërmarrësit dhe pjekurinë e ekosistemit.

Ekosistemi shqiptar ofron shumë faktorë pozitivë për startupet. Shqipëria ka një numër të lartë të diplomuarish prej 10,000 çdo vit. Rreth 4,000 vende të reja pune krijohen çdo dit por çuar në një përqindje të lartë të të rinjve që kërkojnë vetëpunësim në një popullsi me moshë mesatare pre 36.2 vjeç. Si rezultat ka mjaftueshëm talente që ekosistemi i startupeve të mund ti mbështesë dhe motivojë të bëhen themelues kompanish,” shkruhej në raportin Gap Analysis.

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A8 është telefoni i parë i kompanisë me ekranin Infinity-O

Në Shqipëri rritja e numrit të bizneseve është ngadalësuar dhe disa prej sfidave të të bërit biznes janë: kushtet e pafavorizueshme, aksesi mbështetje financiare, mungesa e granteve por edhe faktorë të tjerë socialë si familja në qendër të jetës ekonomike, mungesa e modeleve dhe historive të suksesit dhe mungesa e besimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>