Lajmet

Mbahet seminari “Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ndikimi i saj në Bizneset Shqiptare”.

Mar 1 2018
0 Shpërndarje
Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit informuan pjesëmarrësit për masat e marra dhe pritet të merren për të përshtatur Rregulloren me legjislacionin shqiptar. Mbahet seminari “Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ndikimi i saj në Bizneset Shqiptare”.
Ernst&Young Albania dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Informacionit organizuan më 22 shkurt 2018, seminarin “Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ndikimi i saj në Bizneset Shqiptare”.
Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit informuan pjesëmarrësit për masat e marra dhe pritet të merren për të përshtatur Rregulloren me legjislacionin shqiptar. Në këtë seminar u prezantuan praktikat më të mira evropiane për zgjidhjen e problemeve të hasura në lidhje me temën nga pikëpamja e rregullatorëve dhe bizneseve, si dhe njohjen e pjesëmarrësve me konceptet bazë dhe kërkesat e ligjeve në fuqi.
General Data Protection Regulation është vazhdim i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian. Kohët e fundit është një nga temat më të trajtuara pasi do të shërbejë si një katalizator për ndryshimin e mënyrës se si kompanitë trajtojnë të dhënat personale të individit dhe të drejtat e tyre për privatësinë.
Madje, Komisioni Europian ka ndërtuar një portal i cili jep informacion të detajuar mbi GDPR: Uebfaqja e EU GDPR.

Lajmet e fundit>