Lajmet

Po mbahet eventi Gala i ndarjes së çmimeve “Albanian ICT Awards II” (LIVE)

Publikuar , 25 Prill 2014
0
Po mbahet eventi Gala i ndarjes së çmimeve “Albanian ICT Awards II”  (LIVE)

(25.04.2014 – 21:30) – Mes entuziazmit dhe emocionëve të fituesve eventi i Natës Gala u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm. PCWorld Albanian do të ju mbaj të informuar në vazhdim me detaje të tjera rreth eventit, profileve të fituesve dhe shumë risive që ka sjellë “Albanian ICT Awards II”.

*****

(25.04.2014 – 20:55) – Në vazhdim, fjalën e mori kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari (Lila), e cila i dorëzoi çmimin ICT Mobiliteti i vitit Mentor Poçaradës

*****

(25.04.2014 – 20:45) Çmimi ICT Inovacioni i vitit “rrëmbehet” nga Tedi Thanasi  dhe ky çmim I dorëzohet nga ministrja e Inovacionit dhe Administartës Publike, Milena Harito

*****

(25.04.2014 – 20:30) – Çmimi ICT Akademiki i vitit  shkon për Prof. Dr Kozeta Servani, dhe i dorëzohet nga Vjollca Dako, drejtoresha e Fondacionit Mediatk “Dritan Hoxha” .  

*****

(25.04.2014 – 20:00) – Çmimin ICT Diploma e vitit shkon për Lum Zhavellin

*****

(25.04.2014 – 19:43) – Kryeministri Rama dorëzon çmimin Ylli në ngritje i vitit. Ky çmim u fitua nga Evis Hoxha

*****

(25.04.2014 – 19:25) – Merr fjalën kryeministri Rama. Gjatë fjalës së tij ai e konsideroi inovacionin jo vetëm si një proces të evoluimit teknologjik, por dhe si një proces i zhvillimit ekonomik. Sipas tij zhvillimet në TIK, janë ndryshime të rëndësihme për shoqërinë.

*****

(25.04.2014 – 19:20) – Për të gjithë të pranishmit fillimisht po bëhët një prezantim rreth konkursit, rrëgëtimin që ka ndjekur që nga edicioni i parë e deri në fnalizimin e edicionit të dytë.

*****

(25.04.2014 – 19:15) – Nis zyrtarisht Nata Gala e ndarjes së çmimeve “Albanian ICT Aëards II”. Menaxheri i eventit Kushtrim Shala mban fjalçmimeve “Albanian ICT Awards II”. Menaxheri i eventit Kushtrim Shala mban fjalën e hapjes.

LEXO EDHE:  Telefoni 99 eurosh i Nokia ka ekran masiv

*****

(25.04.2014 – 18:55) – Sapo ka mbërritur edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Gjithashtu të ftuarve iu është shtuar edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari(Lila).

*****

(25.04.2014 – 18:15) – Të ftuarit e eventit “Albanian ICT Awards II” sapo kanë fillur të mbërrjnë për të ndjkeur suprizat dhe ndarjen e ccmimeve në Natën Gala. Atmosfera përparja bërjes publike të emrave fitues për pesë kategoritë e ccmimeve duket tëpër mbresëlënëse. Rreth orës 18:30 për gjithë të ftuarit është shtruar një koktej për ti paraprirë hapjes zyrtare të Natës Gala.

*****

OLYMPUS DIGITAL CAMERAPas shumë përgatitjesh momenti i shumëpritur për të gjithë të pasionuarit e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, por jo vetëm, ka mbërritur. Eventi unik në llojin e tij “Albanian ICT Awards II” do të mbahet zyrtarisht sot, pas pak orësh në një Natë Gala në Hotel Tirana International, rreth orës 18.30. Në këtë eveniment dhe ceremoni të veçantë janë të ftuar dhe do të marrin pjesë personalitete të ndryshme të jetës politike, ekonomike, kulturore nga hapësira mbarëshqiptare, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, etj. Por pjesë e këtij eventi nisur edhe nga profili që ka do të jenë edhe personalitetet më të spikatura të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në gjithë hapësirën mbarë shqiptare, si ekspertë, menaxherë, përfaqësues të botës akademike dhe sipërmarrës të suksesshëm në sektorin e ICT-së. Konkretisht i pranishëm do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, personalitete të larta  nga Kosova, si Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari (Lila), kryetare e Komunës së Gjakovës, etj. Në vazhdën e traditës së krijuar me eventin e parë, unik në këtë lloj, do të mbahen fjalime nga të ftuarit speciale, por edhe fituesit e pesë kategorive do të përcjellin emocionet e tyre për të gjithë të pranishmit. Gjithashtu pjesë e këtij mozaiku fjalimesh do të jenë edhe themeluesit dhe drejtuesit e “Albanian ICT Awards II”.

LEXO EDHE:  Apple duhet të kopjojë me patjetër këtë "marifet" të Galaxy S10

E ideuar dhe konceptuari si një nga evenimentet e vetme dhe të spikatura që i përkasin sektorit të ICT-së, në këtë ngjarje do ketë edhe shumë detaje dhe surpriza tjera, të cilat për të gjithë të pranishmit, por edhe për publikun pritet të zbulohen pikërisht në Natën Gala. Konkursi mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II” tashmë është kthyer në një institucion të vlerësimit të gjithë atyre talenteve shqiptarë në sektorin e ICT-së, në promovimin dhe mbështetjen e tyre për të ecur në rrugën e bukur të inovacionit dhe kreativitetit. Pas një udhëtimi të gjatë nëpër qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe në institucionet akademike dhe shtetërore “Albanian ICT Awards II”, arriti të tërheqë kureshtjen dhe interesin e qindrave të rinjve, por jo vetëm, të cilët patën në dispozicion rreth dy muaj kohë për të dorëzuar aplikimet e tyre për pesë kategoritë e çmimeve: ICT Inovacioni i vitit; ICT Akademiku i vitit; ICT Mobiliteti i vitit; ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.  Sigurisht ky event do të ketë edhe mbështetjen mediatike nga Top Channel, por edhe media të tjera si  në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Mbështetja e pandërprere do të jetë nga mediumet e shtëpisë botuese ICTSmedia, veçanërisht nga PCWorld Albanian. (ICTSmedia/PCWorld Albanian)

O

Lajmet e fundit>