Vëzhgim

Mbahet konferenca për superkompjuterë, SC10

Publikuar , 22 Nëntor 2010
0
Mbahet konferenca për superkompjuterë, SC10

“Ne jemi duke diskutuar rreth ekzo-shkallës së kompjuterëve të tanishëm” u shpreh John Shalf, lideri i grupit Advanced Technologies pranë Lawrence Berkeley National Laboratory, para arkitektëve të kompjuterëve, zhvilluesve të softuerit dhe inxhinierëve të komunitetit të kompjuterëve të performancës së lartë. (Kompjuterët e ekzoshkallës janë 1,000 herë më të shpejtë sesa superkompjuterët e tanishëm më të shpejtë në treg).

“Ne duhet të rishkruajmë sërish çdo libër rreth asaj si bëjmë kompjuterë” tha Shalf. “Çdo 20 vite, ju keni këtë mundësi për të rizbuluar universin, dhe kjo është gjëja numër për të cilën të gjithë janë të emocionuar. Ne duhet të paraqitemi me zbulim të ri kompjuterik”. Dhe këtë ata po dëshirojnë ta arrijnë brenda 10 viteve.

Superkompjuterët e sotëm punojnë në “peta” shkallë, gjë që nënkupton se performanca e tyre mund të arrijë në terme të 10 në fuqinë e 15 FLOPs (Floating Operations per second). Kompjuterët e ekzoshkallës do të duhej të bëjnë përpunime në shpejtësi prej 10 në të 18 FLOPS.

“Ne po flasim për makina me miliona procesorë, ku secili prej tyre ka 1,000 bërthama” tha John West, asistent special i drejtorit pranë U.S. Army Engineer Research dhe Development Center Information Technology Laborator. “jo vetëm që kjo do të paraqes një sfidë të madhe në çipat tonë dhe arkitekturën e memories, por ne padyshim që do të duhet të rikrijojmë tërësisht mënyrën sesi programet bëjnë gjithashtu këto gjëra. Dhe 10 vite është një periudhë e shkurtë për të paraqitur një model të ri të programimit”.

Procesorët modern kanë disa procesor në një çip (çdo nën-procesorë quhet një “bërthamë”). Sot, katër, gjashtë,tetë e madje edhe 12 bërthama janë të zakonshme në një çip. Krahasuar me një superkompjuterë, që ka me qindra e mijëra bërthama. “Pesëdhjetë e gjashtë për qind e superkompjuterëve më të shpejtë në botë përdoren në aplikim industrial, si industri të automobilave, energji, farmaceutik dhe industri të lojërave” tha Jack Dongarra, një profesor i dalluar pranë Universitetit të Tenessee, departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike. Dongarra, duhet theksuar se mirëmban 500 prej kompjuterëve më të shpejtë në botë, së paku kështu thuhet në programin e tij të testimeve.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Për 23 vite deri më sot, konferenca e super kompjuterëve ka mundësuar që ky komunitet të mbledh dhe diskutoj punën e tyre. Megjithëse ka hapësirë për të vendosur tregtarët me produkte të reja dhe me letra teknike të prezantimit, tutoriale dhe workshop, etj. SC10, që u mbajt këtë vit ka qenë një rikujtim për ekspertët e performancës së lartë kompjuterike. “Ne së bashku njëherë në vit takohemi për të shkëmbyer ide dhe për të treguar me të vërtetë se çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë” tha Dongarra. /pcworld.al

Lajmet e fundit>