Analiza

Mbajtja e laptopit gjithë kohën në prizë harxhon më shpejt baterinë

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Mbajtja e laptopit gjithë kohën në prizë harxhon më shpejt baterinë

Laptopët janë ndër pajisjet elektronike më të dobishme që kemi. I përdorim për punë dhe për argëtim nga kudo ku ndodhemi.

Por, nëse dhe ju jeni si shumica e njerëzve, me siguri që sa herë ndodheni në shtëpi apo në zyrë e mbani gjithmonë në prizë, nuk duhet ta bëni më këtë gjë. Në mënyrë që të zgjasni sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë me litium-polimer, në momentin që laptopi karikohet 100%, hiqeni nga priza. Në fakt, duhet ta hiqni më parë.

Shefi ekzekutiv i Cadex Electronics, Isidor Buchmann, shprehet se, idealisht, secili prej nesh duhet ta karikojë baterinë deri në 80% dhe më pas ta lerë derisa të bjerë 40%. Kjo do ta zgjasë jetëgjatësinë e baterisë, në disa raste deri në katër fish më shumë. Kjo është arsyeja që secila qelizë në një bateri me litium-polimer karikohet në një nivel voltazhi.

Sa më e lartë përqindja e karikimit, aq më i lartë edhe niveli voltazhit. Sa më shumë voltazh që duhet të ruajë një qelizë, aq më nën presion vendoset. Ky presion çon në disa cikle shkarkimi.

Për shembull, Battery University (faqe për të gjithë të interesuarit në teknologjinë e baterive) raporton se një bateri e karikuar në 100% do të ketë vetëm 300-500 cikle shkarkimi, ndërsa një bateri e karikuar në 70% do të ketë 1,200-2,000 cikle shkarkimi.

Megjithatë, nuk është vetëm energjia konstante ajo që shkurton jetëgjatësinë e baterisë. Bateritë degradohen me kalimin e kohës, por edhe nxehtësia ndikon tek ky proces, për shkak se qelizat bymehen. Kjo do të thotë të mos e mbani laptopin në prehër apo mbi rroba teksa e përdorni. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  RIT Kosova (A.U.K), organizon gala mbrëmjen “Mbështet Storien e Ardhshme të Suksesit të Kosovës”

laptopp

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>