Harduer

Mbani PBX-in tuaj, por kurseni me telefonatat SIP

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
Mbani PBX-in tuaj, por kurseni me telefonatat SIP

    Kursimi juaj më i madh do të ishte ndalimi i faturave të larta të telefonit në biznesin tuaj. Mund ta zëvendësoni me SIP lidhjen të cilën e lidhni me ISP-në tuaj, duke shkëmbyer trafikun e telefonit me shërbimin e internetit. Gjithsesi duhet të shtoni harduer për të bërë këtë tranzicion.
    Shumica e sistemeve SIP punojnë me harduerin tuaj PBX. Ju lidhni sistemin tuaj telefonik PBX në harduerin e kontrolluar, i cili lidhet me Internet Telephony Service Provider (ITSP). ITSP përfundimisht lidhet me rrjetin publik të telefonisë duke arritur çdokënd në cilindo telefon.
    Kontrolluesi i kufirit mund të ketë koston më të lartë të harduerit. Ai lidhet në rrjetin tuaj, duke vepruar si router dhe firewall. Një shembull i mirë është InGate SIParator (www.ingate.com), i cili gjithashtu mund të enkriptojë sinjalin për ta bërë më të sigurt.
    Pavarësisht harduerit dhe varësisht nga ITSP-ja, biznesi juaj mund të shohë edhe kursime të tjera në kostot e kompanisë. Nëse ky ofrues shërbimesh ka infrastrukturë lokale anembanë botës, ju mund të bëni telefonata ndërkombëtare me çmimin e atyre lokale pasi telefonatat SIP transferohen në rrjetin publik në atë hapësirë.
    Kostoja e harduerit tuaj për të kaluar në SIP varet nga infrastruktura aktuale që përdorni. Nëse kompania juaj tashmë ka sistem të përshtatshëm PBX, një shërbim si InGate SIParator do të kushtojë rreth 5000$ ose më pak për një biznes mesatar.
    Hardueri më i mirë përshtatet varësisht nga nevojat tuaja për të telefonuar dhe numri i punëtorëve që keni. Sidoqoftë, edhe nëse ju duhet të instaloni shumë harduer, me siguri do t’ju kthehet investimi brenda një viti ose dy, ndoshta edhe më herët.
    ROI juaj me siguri se do të varet nga volumi i telefonatave në kompaninë tuaj. Për një korporatë të madhe që bën mijëra telefonata në ditë, shpagimi do të ndodhë brenda një viti fiskal.

LEXO EDHE:  PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony

Lajmet e fundit>