Lajmet

Mbërrin “Dark Mode” në Gmail, ja sesi ta aktivizoni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Tetor 2019
0
Tashmë aplikacioni shumë popullor i e-mail-it do të lançojë ndërfaqen e errët në Android 10 dhe iOS e madje është live në këto momente që shkruajmë. Mbërrin “Dark Mode” në Gmail, ja sesi ta aktivizoni

Me Android 10 dhe iOS 13 tashmë mund të aplikoni një temë të errët në sistemet operativ të Google Android dhe Apple iOS.

Po i ashtuquajturi “Dark Mode” nuk aplikohet automatikisht kudo dhe aplikacione popullore si Gmail nuk kishin një opsion të tillë në Android 10.

Tashmë aplikacioni shumë popullor i e-mail-it do të lançojë ndërfaqen e errët në Android 10 dhe iOS e madje është live në këto momente që shkruajmë.

“Dark Mode” çdo ditë e më shumë po kërkohet. Përpara se Apple dhe Google ta përqafonin, popullariteti i ndërfaqes së errët po rritej në aplikacionet e Facebook, Slack dhe Reddit.

Gjithashtu me të mund të ruani edhe jetëgjatësinë e baterisë përveçse ekrani më i më i lehtë për sytë në orët e mbrëmjes.

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Android 10

  1. Në aplikacionin Gmail në telefon klikoni menunë hamburger në cepin e majtë lart
  2. Shfletoni tek opsioni Settings
  3. Klikoni General Settings
  4. Në krye të listës shfaqet Theme
  5. Klikoni “Dark” dhe nëse e keni aplikuar me Android 10, atëherë zgjidhni opsionin System Default

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në iOS

  1. Në aplikacionin Gmail klikoni menunë hamburger në cepin e majtë lart
  2. Shfletoni në fund të listës dhe zgjidhni opsionin Settings
  3. Klikoni Theme
  4. Klikoni Dark /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, rriten shitjet e smartfonëve

Lajmet e fundit>