Lajmet

Mbërrin iOS 12.3 me aplikacionin e ri Apple TV

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Maj 2019
0
Përtej aplikacionit të televizorit, iOS 12.3 dhe macOS 10.14.5 zgjerojnë mbështetjen për AirPlay 2 në mënyrë që të shpërndani video, foto dhe shumë të tjera me një rang televizorësh smart të Samsung. Mbërrin iOS 12.3 me aplikacionin e ri Apple TV

Shtatë javë pasi lançoi iOS 12.2, Apple publikoi iOS 12.3. Përditësimi më i madh është ai i aplikacioni TV pak përpara debutimit të shërbimit Apple TV+.

Përmes aplikacionit përdoruesit mund të abonohen në rrjete të ndryshme televizive. Për të parë Game of Thrones, përdoruesit mund të abonohen në HBO ose Showtime përmes aplikacionit.

Gjithashtu përdoruesit mund të shkarkojnë shfaqje dhe filma për ti parë offline. Aplikacioni i rifreskuar ka seksionet e reja shfaqje, filma, sporte dhe fëmijë.

Përtej aplikacionit të televizorit, iOS 12.3 dhe macOS 10.14.5 zgjerojnë mbështetjen për AirPlay 2 në mënyrë që të shpërndani video, foto dhe shumë të tjera me një rang televizorësh smart të Samsung.

Aplikacioni Apple TV gjithashtu është bërë i disponueshëm në disa modele të fundit Samsung. Disa të tjera nga LG, Samsung, Sony dhe Vizio do të marrin mbështetje për AirPlay 2 në fund të vitit.

Duke parë përpara, konferenca e zhvilluesve të Apple Worldwide Developers Conference është vetëm pak javë larg dhe me shumë gjasa do të shohim detajet e para zyrtare të iOS 13 që debuton në Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung nuk matet dot me Apple për orët inteligjente

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>