Harduer

Mbërrin Nvidia RTX 3060 Ti me 40% më shumë performancë se RTX 2060

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2020
0
Karta grafike del në shitje nga dita e sotme 2 Dhjetor në mbarë botën. Në pamje është identike me RTX 3070 përfshirë madhësinë. Gjithashtu ka një konfigurim me dy ventilatorë. Mbërrin Nvidia RTX 3060 Ti me 40% më shumë performancë se RTX 2060 Photo Source: Nvidia

Nvidia prezantoi ditën e Marte kartën grafike më të re, GeForce RTX 3060 Ti e cila do të kushtojë 399 dollarë.

Është produkti më i ri i linjës RTX 3000 të Nvidia dhe opsioni më pak i kushtueshëm. Kompania thotë se 3060 Ti është dizajnuar një nivel më lart krahasuar me RTX 2080 dhe RTX 2080 Super në performancë.

Mesatarisht sipas Nvidia është 40% më e shpejtë sesa paraardhësi RTX 2060 Super.

Karta grafike del në shitje nga dita e sotme 2 Dhjetor në mbarë botën. Në pamje është identike me RTX 3070 përfshirë madhësinë. Gjithashtu ka një konfigurim me dy ventilatorë.

Diferenca e vetme vizuale mes RTX 3060 Ti dhe RTX 3070 është ngjyra gri e hapët krahasuar me gri e fortë të RTX 3000.

Ka 8GB memorie dhe frekuencë bazë prej 1410Mhz që mund të shkojë deri në 1665Mhz në modalitetin Turbo. Me një konektor me 12 gjilpëra, RTX 3060 Ti konsumon 200W energji duke e bërë një ushqyes 600W të domosdoshëm.

Si kartat e tjera RTX 3000 vjen me teknologjinë e gjurmimit të rrezeve ray-tracing, mbështetje DLSS dhe suitën e aplikacioneve RTX. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopi i Origin nuk është si gjithë të tjerët