Lajmet

Mbërrin përditësimi i parë i Windows 10 për 2019: Cilat janë të rejat?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Maj 2019
0
Përditësimi i Majit përmban një funksion të quajtur Windows Sandbox ku përdoruesit e versioneve Pro, Enterprise dhe Education mund të hapin aplikacione potencialisht të rrezikshme në izolim. Mbërrin përditësimi i parë i Windows 10 për 2019: Cilat janë të rejat?

Teknikisht është fundi i muajit Maj. Andaj nuk është çudi që Microsoft të fillojë lançimin e Përditësimit Madhor të Majit, ndërtimin 1903.

Nga dita e sotme konsumatorët mainstream dhe përdoruesit e biznesit të cilët duan të shkarkojnë dhe instalojnë manualisht përditësimin mund ta bëjnë nga data 21 Maj.

Përditësimi sjell disa funksione të reja. Microsoft u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi vetë përditësimet.

Përdoruesit mund të ndërpresin përditësimet për 35 ditë me radhë. Si dhe falë një opsioni të ri “Download and Install Now” përdoruesit nuk do të detyrohen automatikisht të përditësojnë.

Ata që nuk e përzgjedhin këtë opsion, do të shtyjnë instalimin e përditësimeve deri në momentin që kopja e tyre e Windows 10 skadon.

Kjo bëhet me qëllim që të përmirësohen instalimet e suksesshme të përditësimeve në kompjuterëve me hapësirë të kufizuara duke alokuar 7GB hapësirë specifikisht për këtë qëllim.

Përditësimi i Majit përmban një funksion të quajtur Windows Sandbox ku përdoruesit e versioneve Pro, Enterprise dhe Education mund të hapin aplikacione potencialisht të rrezikshme në izolim.

Gjithashtu është shtuar një temë e bardhë e sistemit operativ. Aplikacionet që vinë të instaluara tashmë mund të hiqen. Menuja Start është bërë më e thjeshtë.

Asistenti virtual Cortana është shkëputur nga funksioni i kërkimit të cilët Microsoft e ka rimodeluar plotësisht.

Microsoft tha në fillim të muajit Prill se kompania do të ndryshonte mënyrën sesi dërgon përditësime të tilla madhore për të përmirësuar cilësinë e tyre dhe shmangur katastrofa si ajo e muajit Tetor. Tashmë kompania do të dërgojë këto përditësime për një periudhë kohore më të gjatë.

Zyrtarët e kompanisë thanë se konsumatorët e biznesit mund të startojnë instalimet në fund të muajit Maj. Sot është dita, 21 Maji. Është data kur Microsoft do të fillojë numërim mbrapsht të periudhës 18 mujore të shërbimit për Windows 10 1903.

LEXO EDHE:  Dark Mode vjen edhe në aplikacionin Facebook por është ndryshe nga ai i Messenger

Microsoft gjithashtu nuk ka dhënë detaje kur ndërtimet 19H2/Vjeshtë 2019 do të fillojnë të dërgohen. Zakonisht insajderët duhet të kenë akses në to që tani. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>