Lajmet

Mbërrin procesori që do të sjellë teknologjinë 5G tek telefonët nën 250 dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Janar 2021
Mbërritja e 5G tek çipet e Serive 4 është një prej lajmeve të mëdha sepse do e bëjë teknologjinë më të aksesueshme për përdoruesit në mbarë botën. Mbërrin procesori që do të sjellë teknologjinë 5G tek telefonët nën 250 dollarë

Qualcomm prezantoi zyrtarisht Snapdragon 480 5G, procesori më i fundit 5G dhe i pari i serive Snapdragon 4 që do të fuqizojë pajisjet buxhetore Android.

Seritë 4 të çipeve 5G janë prezantuar për herë të parë në IFA 2020 por lançimi i sotëm vjen me detajet e para të procesorit të ri.

Snapdragon 480 vjen me modemin 5G Snapdragon X51 me mbështetje për mmWave dhe nën-6Ghz.

Mbërritja e 5G tek çipet e Serive 4 është një prej lajmeve të mëdha sepse do e bëjë teknologjinë më të aksesueshme për përdoruesit në mbarë botën.

Aktualisht pjesa më e madhe e telefonëve 5G kushton të paktën 500 dollarë. Procesori i ri do të zbresë koston nga 125 deri në 250 dollarë. Si rezultat viti 2021mund të jetë i pari kur telefonëve buxhetor 5G do të vinë.

Jo vetëm që vjen me teknologjinë 5G, por gjithashtu ka rritje të performancës.  Specifikisht Qualcomm thotë se Snapdragon 480 ofron dyfishin e performancës në procese të inteligjencës artificiale.

Së fundi ka teknologjinë e karikimit të shpejtë Quick Charge 4 Plus, arkitekturën 8-nanometër, mbështetje për panelet 120fps FHD+ dhe kamera deri në 64-megapiksel. Telefonët e parë me Snapdragon 480 do të vinë në tre muajt e parë të 2021 nga marka si Vivo, Oppo, Xiaomi, Motorola dhe Nokia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xbox Series X dhe S në sasi të limituar deri vitin e ardhshëm