Harduer

Mbërrin Raspberry Pi 3 B+: procesor më i shpejtë dhe 300Mbps Ethernet

Mar 16 2018
0 Shpërndarje
Paraardhësi kishte një procesor 1.2Ghz. Gjithashtu Modeli B+ mbështet rrjetet wireless me dy banda, 2.4Ghz dhe 5Ghz, si dhe Bluetooth 4.2. Mbërrin Raspberry Pi 3 B+: procesor më i shpejtë dhe 300Mbps Ethernet

Fondacioni Raspberry Pi lançoi produktin më të ri, Raspberry Pi 3 Model B+, duke sjellë  një procesor më të fuqishëm dhe rrjet wireless më të shpejtë sesa paraardhësi.

Raspberry Pi 3 Model B+ vjen dy vite nga debutimi i Raspberry Pi 3 Model B dhe qëndron në një linjë me axhendën dy vjeçare të përditësimeve të harduerëve të kompanisë.

Me fjalë të tjera, procesori i ri, rrjeti i ri wireless dhe Ethernet-i më i shpejtë nuk mjaftojnë për ta quajtur Raspberry Pi 4.

Modeli B+ ka një procesor 1.4Ghz me katër bërthama nga Broadcom dhe është bazuar në arkitekturën Cortex A53 të ARM-së.

Paraardhësi kishte një procesor 1.2Ghz. Gjithashtu Modeli B+ mbështet rrjetet wireless me dy banda, 2.4Ghz dhe 5Ghz, si dhe Bluetooth 4.2.

Porta gigabit e Modelit B+ ka kapacitete deri në 300 Mbps. 802.11ac i jep Raspberry Pi B+ trefishin e shpejtësisë së Pi 3 B me 802.11n. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>