Google nuk e ka pasur aspak të lehtë me sistemin operativ të destinuar për veshjet inteligjente.
Po bëhen katër vite që kur Android Wear ka debutuar e për tu konvertuar më pas në Wear OS, e nuk kanë qenë të pakta rastet kur i ka zhgënjyer konsumatorët.
Apple tashmë ka marrë kontrollin e kësaj hapësire dhe Samsung e FitBit kanë zgjedhur të bëjnë diçka vetë të zhgënjyer nga Google.
Në Shkurt Android Wear pati një përditësim modest, versionin 2.0 dhe më pas u ribrandua.
Por me versionin 2.1 të Wear OS, Google duket se është në drejtimin e duhur.
Aktualisht ky përditësim ka filluar të dërgohet tek pajisjet konsumatore dhe sjell disa veçori.
Mund të përmendim gjesetet e reja, njoftimet prioritare, cilësime të reja, Google dhe Google Assistant.
Këta dy të fundit janë edhe risia. Qualcomm gjithashtu riafirmoi angazhimin me Wear OS kur prezantoi çipin e ri Snapdragon Wear 3100. /PCWorld Albanian